• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin në Greqi: Abuzoi me vajzën në sy të djalit tim të mitur, ajo tentoi vetëvrasjen

17/01/2024
Dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin në Greqi: Abuzoi me vajzën në sy të djalit tim të mitur, ajo tentoi vetëvrasjen

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij prej vitesh në Volos. Siç tha shqiptari në hetuesi, abuzimi nga 33-vjeçari ka ndodhur teksa në dhomën ngjitur ndodhej djali i tij tashmë 9-vjeçar.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, i pranishëm ishte edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç, të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbyllte dhomën ku ishte me vajzën time”, thuhet në dëshminë e tij babait shqiptar.

Fatmir Tarellari ka shprehur shqetësim edhe për djalin e tij, për të cilin tha se duhet të ndiqet nga një psikolog.

“Jam thellësisht i shqetësuar për shëndetin e tij mendor, pasi tani e perceptoj reagimin e tij kur pa kunatin tim. Tani është e domosdoshme që ai të marrë mbështetje psikologjike dhe të ekzaminohet nga një psikolog fëmijësh”, tha ai.

50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën e vetëvrasjes pas asaj që kaloi nga 33-vjeçari. “Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë që unë t’i jap mbështetjen time psikologjike dhe financiare. Ajo arriti deri aty sa të vriste veten.

Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”, shtoi ai. Në këtë kontekst, 50-vjeçari pohoi se vajza e abuzuar dhe djali i tij i mitur, vetëm 9 vjeç, janë drejtpërdrejtë të varur nga ai ekonomikisht.

Nga ekzaminimet mjekësor të mjekes psikiatre, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, ajo ka konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura, përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa 18-vjeçarja monitorohet çdo ditë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshje miqësore/ Kombëtarja U-21 luan me Luksemburgun më 13 nëntor në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Ndeshje miqësore/ Kombëtarja U-21 luan me Luksemburgun më 13 nëntor në “Air Albania”

26/10/2026
Ndez “ethet” e skive në Shqipëri, Lara: Jam e dashuruar me këtë vend

Ndez “ethet” e skive në Shqipëri, Lara: Jam e dashuruar me këtë vend

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al