Forca policie, të shoqëruara nga një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, u panë të hyjnë mesditën e sotme, 2 korrik, në ambientet e zyrave qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, e cila operon në sektorin e nxjerrjes së naftës në fushën e Marinzës.Report Tv ka zbuluar detaje të reja lidhur me aksionin në zyrat e ‘Bankers’ në Fier.Sipas informacioneve, autoritetet shqiptare kanë bllokuar serverat e kompanisë së nxjerrjes së naftës, ndërsa hetimi është shtrirë përgjatë aktivitetit të saj në 2 vitet e fundit, 2023-2025.
Bëhet me dije se dhjetëra kontraktorë se janë ankuar se prej një viti nuk janë paguar për punët e kryera.