• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detaje nga ngjarja e rëndë në Gjirokastër, njëri nga djemtë e 64-vjeçarit kërkoi ndihmë te të afërmit, banorët nuk iu përgjigjën thirrjes për evakuim

04/08/2021
Vijon situata emergjente nga zjarri në Gjirokastër, në ndihmë të banorëve dhjetëra efektivë policie (VIDEO)

Gjirokastra dhe rrethinat e saj ka qenë një nga qendrat që janë prekur më së shumti nga flakët.
Aty u regjistrua dhe viktima e parë, 64-vjeçari Andrea Haxhia, nga fshati Asim Zeneli.
Ndërsa bashkëshortja e tij, ndodhet në gjendje të rëndë në një spital të kryeqytetit.

Raportohet se vatrat e zjarrit në këtë fshat për fat të mirë janë neutralizuar. Ajo ka thënë se dyshohet se 64-vjeçari është asfiksuar nga tymi e për pasojë ka mbetur i bllokuar në mes të zjarreve. Gazetarja rrëfeu se çifti kishte 2 fëmijë, njërin që ishte me studime në Tiranë, e tjetri që jeton në fshat.

Ishte pikërisht ky i fundit ai që ka përhapur alarmin kur prindërit nuk i përgjigjeshin thirrjeve të tij sistematike në telefon. Sakaq, gazetarja nënvizoi se thirrje për evakuim janë bërë, por banorët nuk kanë pranuar të largohen nga fshati, duke përdorur çdo mjet, qoftë edhe rrethanor, për të shuar flakët.

“Po është banesa dy katëshe, e çiftit Haxhiaj, aty ku humbi jetën 64-vjecari Andrea në përpjekje për të shpëtuar banesën nga flakët. Ka qenë asfiksimi i menjëhershëm i tij dhe trupi ka mbetur mes flakëve dhe ka qenë e vështirë të identifikohej. Çifti ka 2 djem, njëri është student në Tiranë, ndërsa tjetri jeton këtu, por nuk ka qenë në banesë në ato momente. Ai ka tentuar të lidhet me prindërit, por kur ata si janë përgjigjur, ka kërkuar ndihmë nga të afërmit.

Gruaja ndodhet në spitalin e Tiranës dhe nuk dihet gjendja e saj. Situata është qetësuar në fshat, dëmet janë evidente, kudo ka pjesë të shkrumbuara. Nuk ka pasur më riaktivizim të vatrave në këtë zjarr. Era e solli zjarrin në këtë fshat, e po era e ndaloi përhapjen e mëtejshme të tij. Banorët s’duan të flasin për kamerat. Thirrjet për evakuim kanë qenë, për të treja fshatrat e prekura, por kjo thirrje s’është dëgjuar nga banorët.

Kur kanë evidentuar flakët, ata kanë vendosur të shuajnë vetë flakët. Banorët kanë dalë në bahçet e veta fillimisht, e më pas në rrugën kryesore të fshatit”, tha gazetarja.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miqësore ndaj Izraelit & Luksemburgut /Lojtari largohet nga grumbullimi i Kombëtares pas vlerësimit të gjendjes fizike

Vetëm një i paprekshëm te Kombëtarja, e konfirmon Maran në pikën më të dobët

12/11/2026
Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

Finlanda sfidon Shqipërinë, Antmani: Luajmë me guxim dhe fitojmë

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al