• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detaje nga zbulimi i varrti masiv në Përmet, eshtrat u gjetën në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme

15/07/2021
Detaje nga zbulimi i varrti masiv në Përmet, eshtrat u gjetën në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme

Zbulimi i disa varreve në Përmet gjatë punimeve për infrastrukturën rrugore po ngjall reagime. Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë thotë se dyshon se varret janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, pasi zona është në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme. Ndërsa Prokuroria e Përmetit thotë se është në pritje të vlerësimit të ekspertëve të monumenteve dhe mjekësisë ligjore pasi varret dyshohet se janë të periudhave më të hershme.

Punimet në infrastrukturën rrugore në Përmet kanë nxjerrë në dritë në pjesën fundore të qytetit disa varre ende të paidentifikuara nga autoritetet shtetërore. Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë thotë se dyshon se varret janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste. Kryetari i kësaj shoqata Nebil Çika tha se në diktaturën komuniste zona ku janë gjetur varret ka qenë një repart ushtarak i Ministrisë së Brendshme ku nga të dhënat arkivore dhe dëshmitë dyshohet se kryheshin ekzekutime të kundërshtarëve politikë.

“Janë katër varre që ne kemi gjetur, në fakt dyshohet nga dëshmitarët dhe nga indiciet që të jetë një varrezë shumë e madhe. Pra, edhe ndërtesat që janë ndërtuar këtu, një pjesë e tyre dyshohet që të jenë bërë mbi varre. Në diktaturën komuniste këtu ka qenë një repart ushtarak, nga ato repartet famëkeqe të ndjekjes që ndiqnin armiqtë e komunizmit, diversantët, ata që arratiseshin dhe deri në vitin 1991 ka qenë qendra më e madhe e stërvitjes së ushtarëve të kufirit. Në bazë të të dhënave që kemi dhe nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, por edhe nga dëshmitarët, këto lloj repartesh të izoluara, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Sigurimit të Shtetit përdoreshin dhe si vende ekzekutimi për kundërshtarët e regjimit, ata që dënoheshin me vdekje, ata që vriteshin ose kapeshin në kufi, varroseshin në këto vende”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Ndërsa Bektash Osmani ish-i përndjekur politik në Përmet thotë se të dhënat e kohës dëshmojnë se në këtë zonë u pushkatua një klerik katolik, Dom Gjergj Gjeçaj dhe familjarët e kanë kërkuar trupin e tij.

“Këtu ka qenë repart ushtarak dhe këtu është pushkatuar në vitin1947 një prift katolik Dom Gjergj Gjeçaj. Të afërmit kanë ardhur disa herë dhe kur morën vesh edhe zbulimin e varreve erdhën dhe thanë se kur të hapet të shikojmë por nuk e besojmë se është këtu “, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Duhet të ketë edhe varre të tjera, thotë Bektashi nga bisedat që ka bërë me inxhinierët e kompanisë pasi zona ku janë gjetur varret duket se është fillimi dhe mund të jetë më e gjerë.

“Këtu nuk janë pak viktima. Sipas të dhënave duhet të jenë edhe më shumë edhe në godinat më tutje. Kështu tha dhe inxhinieri i firmës, në rrëzë është njëri varr por mund të ketë edhe të tjerë më tutje.

Bektashit i pushkatuan babanë gjatë regjimit komunist dhe edhe pas shembjes së komunizmit nuk arriti t`i gjejë eshtrat e tij megjithë kërkimet. Ai thotë se janë mbi 100 të pushkatuar gjatë regjimit komunist vetëm në Përmet që nuk u janë gjetur eshtrat nga familjarët.

“Përmeti ka më shumë të pushkatuar në Shqiëpri. Janë mbi 100 të pushkatuar, 3 prej të cilëve klerikë ortodoksë dhe tre klerikë bektashianë”.

Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami, i tha Zërit të Amerikës se policia dhe prokuroria ishin vënë në dijeni nga firma ndërtuese më datën 7 korrik lidhur me zbulimin e disavarreve. Është zhvilluar një këshillim paraprak me specialistë të Monumenteve të Kulturës pasi dyshohet se varret janë më të hershme, tha prokurori i Përmetit. Pritet vlerësimi i arkeologëve dhe specialistëve të mjekësisë ligjore për të vijuar më tej hetimet, tha zoti Bajrami.

Ndërkohë edhe Arben Dosti që kërkon prej vitesh eshtrat e xhaxhait të tij të pushkatuar ishte sot me përfaqësuesit e shoqatës së të përndjekurve. Ai tha se strukturat shtetërore duhet të bashkëpunojnë me familjet që kërkojnë eshtrat e të zhdukurve në diktaturën komuniste.

“Nevojitet ndihma e shtetit ,të jemi bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme në kërkimin dhe gjetjen e eshtrave të familjarëve dhe të afërmve tanë.”

Në Shqipëri disa mijëra familje që humbën të afërmit në burgjet komuniste nuk kanë arritur të gjejnë eshtrat e tyre megjithëse kanë kaluar rreth 30 vite nga shembja e komunizmit./VOA

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat

12/11/2026
LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Shqipëria “zjarr” në pjesën e dytë, Manaj dyfishon shifrat – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al