• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detajet e sherrit në Ksamil, familja Pollo kishte dalë në plazh kur u sulmuan me thika…

06/05/2020
Detajet e sherrit në Ksamil, familja Pollo kishte dalë në plazh kur u sulmuan me thika…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua familja Pollo kishin dalë në breg të detit mbrëmjen e së martës rreth orës 19.00 në Ksamil.

Një grindje mes dy familjeve, asaj Pollo e Ziflaj ka përfunduar me plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, të tre nga familja Pollo.

Argjirolajm.net mëson të tjera detaje për ngjarjen. Sipas burimeve mësohet se tre persona nga familja Pollo kishim dalë mbrëmë tek plazhi, për të shijuar mbrëmjen që po afronte, në atë plazh që prej 15 vitesh e kanë pasur me kontratë nga bashkia për shfrytëzim.

Në këto momente dy – tre persona nga familja Ziflaj, të cilët po ashtu e pretendojnë këtë plazh, kanë shkuar dhe i kanë sulmuar ata me mjete të ftohta, thika.

Për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur Flamur Pollo 41 vjeç, Petro Lula 25 vjeç dhe Ilia Lula, ky i fundit babai i 25 vjeçarit, njëherësh edhe personi i goditur më rëndë. Mbrëmjen vonë të së martës ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje shkuan efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH,ndërsa u shoqëruan dy persona në Komisariatin e Sarandës, ndërkohë që 3 të plagosurit u transportuan për mjekim në spitalin e Sarandës.

Dy prej tyre ndodhen edhe sot për trajtim mjeksor në repartin e kirurgjisë, në spitalin e Sarandës.

Ndërkohë grupi hetimor po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen e ndodhur dhe përcaktuar autorët.

Related Posts

Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive
Kryesore

Përditësimi i fundit, 5 vatra aktive zjarri në vend

29/08/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

29/08/2026
Tragjedia me familjen shqiptare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica
Kryesore

Tragjedia me familjen shqiptare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica

29/08/2026
Lajm i mirë për motin, ja çfarë do të ndodhë me të nxehtin afrikan
Kryesore

Shtatori nis me temperatura përvëluese, termometri pritet të shkojë deri në 42°C

29/08/2026
Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën
Kryesore

Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën

29/08/2026
Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit
Kryesore

Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit

28/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive

Përditësimi i fundit, 5 vatra aktive zjarri në vend

29/08/2026
Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb

Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb

29/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al