• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhuna ndaj medias, ADN-ja e pandryshuar e PD-së së Sali Berishës

18/05/2025
Dhuna ndaj medias, ADN-ja e pandryshuar e PD-së së Sali Berishës

Nga Ardit Rada

Protesta e opozitës së Sali Berishës dhe Tedi Blushit, ditën e Samitit, përveçse një akt i dëshpëruar politik nxori në pah një tipar të kahershëm të PD: qëndrimin armiqësor dhe dhunues ndaj gazetarëve. Sulmet fizike dhe verbale nga disa deputetë të PD ndaj gazetarëve dhe operatorëve në terren nuk ishin thjesht shpërthime të izoluara. Ato janë pasqyrë e një filozofie politike që nuk e pranon pyetjen kritike, nuk e duron fjalën e lirë dhe nuk e sheh median si bashkëpunëtore të demokracisë, por si kundërshtare për t’i nxjerrë dufin.

Ky nuk është një fenomen i ri. Që nga viti 1992, kur PD e bëri sefte pushtetin, marrëdhënia e saj me median e pavarur ka qenë e tensionuar, shpesh represive. Rastet janë të shumta dhe të dokumentuara: nga retorika denigruese ndaj gazetarëve, deri te ngjarje të rënda si djegia e redaksisë së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997, simboli më i qartë i dhunës politike ndaj fjalës së lirë. Në të njëjtën kohë, televizioni publik u kthye në zëdhënës të pushtetit, ndërsa gazetarët që guxonin të bënin pyetje të pakëndshme, përndiqeshin, sulmoheshin apo margjinalizoheshin. Dhe një vit të vetëm që ky televizion foli kundër Sali Berishës dhe pro luftës së UÇK, “i lanë hesapet” në shtator 1998 duke e pushtuar me mitrolozë e tanke. Pa i hyrë më thellë plumbave ndaj medias në 21 Janar dhe shkuljes së antenave në Tarabosh…

Ajo që ndodhi të premten pasdite është thjesht dëshmi se kjo frymë nuk ka ndryshuar. Mjafton të shohim kush janë personat që sot mbajnë mandat deputeti dhe që ndihen të autorizuar të dhunojnë verbalisht gazetarë në mes të Tiranës. Nuk janë individë të zgjedhur nga qytetarët në një proces të hapur dhe përfaqësues. Janë emra të futur nga Sali Berisha në lista të mbyllura, të përzgjedhur jo për cilësi përfaqësimi, por për besnikëri ndaj një fryme që e sheh dhunën si mjet dhe median si kërcënim.

Këta njerëz nuk janë rastësi. Janë pikërisht ata që përngjajnë me Berishën në sjellje dhe qëndrim. Janë ata që ai i ka nevojë për të ruajtur një vijë të ashpër, ku retorika e frikës dhe përçmimit ndaj fjalës së lirë të mos mungojë kurrë. Ajo që ndodhi me gazetarët në 16 maj nuk është incident, por vijimësi. Dhe për këtë nuk ka as pendesë, as distancim, as reflektim. Dhe nuk do të ketë kurrë, sepse minimalisht të gjithë njerëzit me mandate të përfshirë në agresionin ndaj medias duhet të dorëhiqen apo përjashtohen nga PD.

Partia Demokratike nuk e sheh median si aleat në funksion të informimit publik. E sheh si pengesë në rrugën e një politike që kërkon të mbijetojë përmes viktimizimit dhe përmes heshtjes së zërave të ndryshe. Dhe kur nuk ia del t’i heshtë, përpiqet t’i frikësojë.

Por ndoshta jam edhe unë gabim! Ndoshta gazetarët duhej të shkonin në protestë me jelek antiplumb e të merrnin leje paraprake për çdo pyetje që mund të lëndojë ndjenjat e deputetëve. Sepse në partinë e mbyllur të listave të hapura, fjala e lirë është krim dhe mikrofonët janë armë masive.

Por për fat të keq për Berishën dhe klonët e tij, gazetaria nuk funksionon me leje. Dhe për aq kohë sa publiku ka të drejtë të dijë, do të ketë gjithmonë dikë që do t’u bëjë pyetje, edhe sikur përgjigjja të vijë me sharje e kërcënime nga pas. Fjala e lirë nuk futet në kuti, aq më pak në kutitë e primareve që hapen vetëm me një firmë. Atë që firmos çdo marrëzi publike me “s.b”.
/javanews.al/

Related Posts

Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Polici i kërkoi të ndalonte, shoferi në Gjirokastër shkeli gazin, vihet nën hetim

16/06/2025
Vatra zjarri aktive në Finiq e Konispol
Kryesore

Zjarri në Palokastër, policia ndalon një grua

16/06/2025
Gjirokastër, sherr mes punëtorëve te ‘NSHN-ja’
Kryesore

Bëri aksident te “NSHN”, arrestohet shoferi i dehur në Gjirokastër

16/06/2025
Gazetari analizon ndeshjet e Shqipërisë: Ky është momenti i Silvinjos
Kryesore

“Blindim” apo riformatim, Silvinjo në udhëkryq. Beogradi mund të ndryshojë skenarin

16/06/2025
Ja kur pritet të nisë nga puna Aeroporti i Vlorës
Kryesore

Ja kur pritet të nisë nga puna Aeroporti i Vlorës

16/06/2025
U fut në lumë për të shpëtuar fëmijët nga mbytja, Greqia i jep nënshtetësinë shqitarit Ledian Goga
Kryesore

U fut në lumë për të shpëtuar fëmijët nga mbytja, Greqia i jep nënshtetësinë shqitarit Ledian Goga

16/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet

Polici i kërkoi të ndalonte, shoferi në Gjirokastër shkeli gazin, vihet nën hetim

16/06/2025
Vatra zjarri aktive në Finiq e Konispol

Zjarri në Palokastër, policia ndalon një grua

16/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al