Një 54-vjeçar nga Saranda është dhunuar me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen Nr. 4 të qytetit bregdetar. Ai është shtetasi R.B, me banim në Sarandë. Ndërsa dhunuesit janë shtetasit N.B dhe A.M, të dy 35 vjeçarë dhe banues gjithashtu në Sarandë. Policia u ka bërë kallëzim në Prokurori, ndërsa motivet e ngjarjes nuk bëhen publike ende.
©ArgjiroLajm.net









