Djegia e një grumbulli gomash të përdorura pranë fshatit Arshi Lengo ka mbuluar Gjirokastrën me smogun kancerogjen. Zjarri është vënë nga persona të paidentifikuar gjatë pasdites së djeshme afër pasarelës që të çon në Arshi Lengo. Deri më tani s’ka të dhëna nëse policia apo Agjencia e Mjedisit të kenë nisur një hetim për këtë rast. Ndotja në Gjirokastër është një problem i përhershëm. Pranë qytetit ndodhet vendgrumbullimi i mbetjeve urbane. Është folur disa herë për ndërtimin e një impianti të përpunimit të mbetjeve, por deri më tani çdo ka mbetur në letër.
©ArgjiroLajm.net