• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Digjitalizimi/ “Ilaçi” kundër COVID për ekonominë

01/07/2020
Digjitalizimi/ “Ilaçi” kundër COVID për ekonominë

Teknologjia në evoluimin e vazhdueshëm të saj kishte nisur të bëhej çdo herë e më shumë zakon dhe nevojë e domosdoshme në të përditshmen e secilit prej nesh, për t’u informuar, argëtuar, për t’u përfshirë në komunikimet e rrjeteve sociale apo dhe për të kryer shpejt e shpejt ndonjë punë përmes e-mailit. Por në lidhje me këtë të fundit, pra punën, teknologjia ishte gjithsesi një zgjidhje e dytë, në raste udhëtimesh a pushimesh. E papritura që mbërtheu botën e na izoloi të gjithëve, Covid-19, nxori në plan të parë e të padiskutueshëm teknologjinë, sistemin dixhital që do të mundësonte vazhdimin e jetës përtej mureve të shtëpisë. E gjithë bota nisi të funksionojë online. E gjithë shoqëria nisi të marrë frymë online. Jo vetëm për punën por dhe për çlirimin e stresit e frikës që krijoi virusi, rrjeti dixhital ishte shpëtimi.

Ekonomia globale vështirë se do të kishte funksionuar pa teknologjinë, ndaj Covid-19 ishte një leksion i madh për këdo që e kishte nënvlerësuar deri më tani rëndësinë e të qenit dixhital.

Kompanitë e biznesit u gjendën përballë sfidave të vështira. Goditja ndaj tyre, ishte e madhe, si tek të ardhurat ashtu edhe tek punësimi. Siç e theksoi Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, z. Enio Jaço, në një panel diskutimi mbi këtë çështje tek “Ilva now” në Euronews Albania, kjo është një situatë që fatkeqësisht do të vazhdojë, sepse Covid ka shenja që po përsëritet, ndaj dixhitalizimi duhet parë jo vetëm si mundësi për të kaluar nga kriza por dhe si zgjidhje për të pasur një biznes të suksesshëm edhe në këtë normalitet të ri.

Këto nevoja në rritje, shtruan detyra edhe më të mëdha për kompanitë që ofrojnë teknologjinë, që të përballojnë orientimin e njerëzve dhe aktiviteteve të tyre tashmë vetëm nga dixhitalizimi. Një mision ky që Vodafone Albania e ka marrë me shumë përgjegjësi. Përgjatë dy muajve janë bërë ndryshime të cilat nuk do të mund të ishin menduar për vite të tëra. Drejtori ekzekutiv i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris theksoi se pas analizës së sfidave me të cilat do të përballej bota u punua për t’u gjetur zgjidhje e menjëhershme. “Ne kemi ndjekur një program tonin, më të madhin në histori, që prej fillimit të Vodafone-it. Kemi angazhuar përgjatë kohës së Covid-19, rreth 4 milionë euro si investim total, sepse kuptuam sa e vështirë ishte situata dhe sa e madhe ishte nevoja që qytetarët të kishin aksesin e duhur në teknologji.”

Sipas drejtorit ekzekutiv kompani si Vodafone Albania u sfiduan jo vetëm që të merrnin masat për sigurinë e jetës e moscënimin e të ardhurave për ekipet e punonjësve të tyre, por edhe për të ndërrmarrë nisma në mbështetje të shoqërisë e sidomos njerëzve në nevojë, duke e konsideruar këdo si pjesë të familjes së madhe Vodafone. Ndaj është punuar e po vazhdohet të punohet fort me rrjetin dhe qendrueshmërinë e tij. Në pak javë u sigurua dyfishim i kapacitetit në rrjetin fiks. U realizua një bashkëpunim i suksesshëm me Ministrinë e Shëndetësisë e të Arsimit, me dy projekte shumë të rëndësishme për të mbështetur mjekët dhe infermierët që kanë punuar në vijë të parë, por edhe për t’iu mundësuar 15.000 fëmijëve pa akses në teknologji, mjetet për të aksesuar edukimin dixhital dhe shkollën online. Është ofruar Smart Working, nga Vodafone dhe ABCom, një paketë zgjidhjesh të integruara brenda një strategjie të të punuarit në mënyrë dixhitale edhe larg zyrës, e cila përfshin sigurinë, menaxhimin e plotë të të dhënave, bashkëpunimin, garantimin e vazhdimësisë së biznesit dhe prezantimin e mundësive të reja për bizneset.

Sepse këtë kërkon kjo kohë, kur askush nuk e di se sa do të zgjasin pasojat që Covid-19 vazhdon të lë pas, jo vetëm në shëndetin e secilit prej nesh, por dhe në ekonominë që s’duhet të ndalojë për asnjë moment.

Related Posts

“100% e sigurt”! Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur i mrekullive të Jezusit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

“100% e sigurt”! Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur i mrekullive të Jezusit – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka që sfidon teoritë për formimin e planetëve – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka që sfidon teoritë për formimin e planetëve – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Barça, Flick nuk fshihet: Dua finalen e Champions!

15/09/2026
Sot zyrtarizimi, dy goditjet e mëdha të Dinamos në merkato kalojnë testet – Balkanweb.com – News24

Sot zyrtarizimi, dy goditjet e mëdha të Dinamos në merkato kalojnë testet – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al