• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dikur kryeministër, sot një burrë me qese në dorë…I përbuzur. I harruar. I vetmuar

04/08/2025
Dikur kryeministër, sot një burrë me qese në dorë…I përbuzur. I harruar. I vetmuar

Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë kryeministër. Ka qenë i përkëdhelur i bashkësisë ndërkombëtare. Ka qenë i mirëpritur në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera të rëndësishme të Europës.

Më 2009 papritmas dha dorëheqje. Në fillim të dhjetorit 2010 iku nga Kroacia, por aventura e tij zgjati vetëm 24 orë: u arrestua në autostradë afër Salzburgut në Austri.

Gati 15 vite kanë kaluar nga ajo kohë. Burri me qese në dorë, i njohur me emrin Ivo Sanader, doli sot nga burgu. Deri tani, si në paraburgim ashtu edhe në bazë të vendimeve gjyqësore, ai ka kaluar në burg gati 10 vjet.

Ivo Sanader është dënuar me vendim të formës së prerë në tri raste: për përvetësimin e parave nga ndërmarrjet publike, për kërkim dhe marrje ryshfeti si dhe për dorëzimin e të drejtave menaxhuese mbi kompaninë Ina tek kompania hungareze MOL në këmbim të ryshfetit.

Ivo Sanader do të mund të hynte në histori si një personalitet i madh i politikës kroate. Para se të futej në terrenin e minuar të politikës, ai ishte drejtor teatri në Split. Fliste italisht, gjermanisht, anglisht.

Kur u bë kryeministër, i dha fund trashëgimisë së plumbtë të Franjo Tuxhmanit. E orientoi Kroacinë drejt BE-së. Krijoi kushtet për arrestimin e Ante Gotovinës. Kësisoj hapi shtegun për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Por gjatë qeverisjes atë e tradhtoi instinkti i pushtetit – dhe ai i lakmisë.

Dhe ja ku është tani: një burrë me një qese. I përbuzur. I harruar. I vetmuar. Dhe meritueshëm i dënuar! Ndërkohë vendi i tij është anëtar i Bashkimit Europian, është pjesë e Schengenit dhe paguan me euro (në NATO Kroacia ka hyrë më 1 prill 2009, atëherë kryeministër ishte Ivo Sanader).

Për krejt veprat e tij, drejtësia kroate e ka dënuar me gjithsejt 18 vjet burg. Sipas ligjit, janë plotësuar kushtet që ai të lirohet paraprakisht, por deri në vitin 2032 do të jetë nën mbikëqyrje të autoriteteve. (E.Robelli)

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

07/04/2026
Sia arrin marrëveshje divorci, zbulohet shuma marramendëse për fëmijën

Sia arrin marrëveshje divorci, zbulohet shuma marramendëse për fëmijën

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al