• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dinamo, Daja: Ekipi tregoi karakter në derbi, barazuam ndaj një Tirane të fortë

07/02/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja bëri komentin e tij pas barazimit 1-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.

“Ndeshjes i bëmë hyzmetin. Çunat treguan karakter, filluam ndeshjen duke marrë gol, edhe pse pas 2-3 minutash patëm rast të pastër. Sigurisht që ishte edhe penalltia pastaj, po të ishte shënuar gol, mundet të kishte një anë psikologjike ndryshe për ekipin tonë, do të barazonim më shpejt rezultatin. Për pjesën tjetër, mbetëm me 10 lojtarë për kartonin e kuq. Morëm barazim me Tiranën që vjen pas ndeshjeve të mira në këtë vit. Por nuk më shpërndau aspak shpërndarja e kartonëve, nuk e di çfarë ndodhi te ajo rrëmujë.

Nuk dua të merrem se nuk kam parë asgjë. Kemi folur një fjalë, e kanë marrë dhe e kanë tjerrur të tjerët. Do e them ditë tjetër kur të jem më i qetë. Me 10 lojtarë bëmë shumë mirë sepse e mbajtëm Tiranën në gjysmëfushën e vet, jo se e zgjodhi Tirana, por nuk dinte të shkonte nga topi poshtë, lart. Djemtë e bënë më mirë lojën me 1 lojtar mangët. Nuk ka shumë taktika, luajtëm kështu apo ashtu, por sakrifica e lojtarëve na çoi të shpresonim deri në fund fare. U shpërblyem me atë barazim, ku për shumë minuta ishin me 1 lojtar mangët.

Duke qenë se edhe ne kishim, përveç Bregut, Guindo është lojtar qëndror si Mustapha, donim që të shfrytëzonim aftësitë e tyre. Bregu ka luajtur edhe sulmues qendre, por ishte për një tjetër manovër. Në prag 3-4 ditësh kemi ndeshje me Tiranën në Kupë. Nuk dua që të zbulojmë se çfarë kemi parë dhe bërë në aspektin taktik. Natyrshëm që s’mund të hapeshim shumë fare, pasi Tirana ka kundërsulm të shpejtë, në mënyrë individuale mund të na dëmtonin. Kishim Ditën dhe Teixeira me kartonë të verdhë, dy qendërmbrojtësit, prandaj bëmë atë mënyrë loje dhe atë rreshtim.

Momentet e para në atë fillim ndeshje, Vogli të spostohej nga krahu i majtë i Tiranës, krahu djathtë i joni. Njëri nga numrat 8 apo 7 shkonte përpara dhe tjetri merrte pozicionin e tij. Qefalija nuk kishte faj, pasi po të luanim me ekran, do të merrte rolin e ekranit. Por e rikuperuam edhe atë gjë. Me lojtarët që kemi në dispozicion. Ajo që kemi ndryshuar është rikthimi i Ditës, pasi ka qenë me temperaturë bashkë me Beqjan. Rikthimi i tij si kapiten dhe mbrojtës, na jep siguri dhe lirshmëri në ndërtim.

Gjëndja e Nezirit, ajo fizike, jep një gjerësi sulmit tonë pasi është lojtar që del shumë shpejt nga poshtë lart, nuk i kishim këto në ndeshjen me Ballshin. Ndoshta këto dy gjëra, presim Alijin dhe Beqjan. Rikthimi i Qefalisë është i rëndësishëm. Këto fillojnë edhe bëjnë që ekipi të marrë atë panoramë që ka qenë në 2025. Dua të nënvizoj, ndoshta duan kohën e vet edhe Malomo dhe Mustapha që të përshtaten me grupin.

Për çfarë të vjen keq sot? Më vjen keq për të gjitha nga pak, por kartoni i kuq pak problem. Përveç se nuk ishte sot, lojtari na mungon edhe në ndeshjen e ardhshme minimalisht. Më shqetëson fakti se po të shohësh kartonët e Dinamos, është ekipi më agresiv në Superligën tonë, me 6 kartonë të kuq. Atëherë unë shoh tjetër gjë nga ato të fushës, VAR-it apo të studiove televizive”, tha Daja.

 


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”
Sport

Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”

01/08/2026
Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu
Sport

Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

01/08/2026
Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu
Sport

Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

01/08/2026
E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers
Sport

E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers

01/08/2026
Legjionarët/ Mirlind Daku drejt largimit nga Rubin Kazan, derbi i Moskës për “bomberin” kuqezi
Sport

Legjionarët/ Mirlind Daku drejt largimit nga Rubin Kazan, derbi i Moskës për “bomberin” kuqezi

01/08/2026
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Sport

“Jam i lumtur për ardhjen e Stones”, Chivu flet para miqësores ndaj City-t: I kënaqur me merkaton? Do përpiqemi të rrisim nivelin

31/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al