Detajet dhe fati i hoqën nga duart Dinamos fitoren në duelin e parë përballë Pafos, por “X”-s 1-1 lë gjithçka të hapur në ndeshjen e kthimit, ku në Qipro blutë do të tentojnë kualifikimin historik për në fazën e grupeve në Conference League. Sfida e parë i jep besim djemve të Ilir Dajës, në një kohë kur në “Elbasan Arena” luajtën si të barabartë për një rivali cilësor në letër.
Dinamo tentoi 10 herë portën, goditën 4 herë kuadratin, krijuan 3 raste të pastra për gol, për në fraksionin e parë ishin me fat ku David Luiz, lojtari i famshëm brazilian gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 37-të.
Historia e këtij takimi ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, mbi të gjitha pas minutës së 76-të ku Daja kreu 4 zëvendësime të menjëhershme, mes tyre hodhi në fushë edhe Fadario dhe pikërisht sulmuesi nigerian gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 79-të.
Dinamo nuk arriti të ruante këtë avantazh të rëndësishëm pasi në minutën e 82-të gjyqtari i takimit akordoi sërish penallti në favor të Pafos. Këtë herë nga 11-metra distancë Lele u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1 pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pas ndeshjes, Ilir Daja ndjen keqardhje për faktin që nuk arritën ta fitonin këtë takim, por loja e shfaqur i jep besim për ndeshjen e kthimit:








