• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Disa gënjeshtra që duhen çmontuar për krizën!

04/04/2017
Disa gënjeshtra që duhen çmontuar për krizën!

Nga Mero Baze

Për të shkuar tek e vërteta e krizës, duhen çmontuar gënjeshtrat që ngritën mitin e krizës artificiale.

Gënjeshtra e parë është që opozita nuk hyn në zgjedhje, pasi ka frikë se nuk do jenë të lira e të ndershme nëse nuk ka qeveri teknike. E vërteta që besohet është se opozita, po i përdor zgjedhjet si mekanizëm për të bllokuar sistemin kushtetues në vend, me qëllim që të dështojë “Vetting”-u dhe të qetësojë Sali Berishën.

Për të shkuar tek kjo e vërtet është e thjeshtë. Opozita të shkojë të votojë Komisionet e Vetting-ut, për të cilat ka konsesues ndërkombëtar dhe pastaj të merremi me krizën e  frikës nga zgjedhjet. Nëse nuk e bën këtë, nuk ka hall zgjedhjet, por Vetting-un.

Gënjeshtra e dytë është që LSI është pjesë e qeverisë. Me aktin e fundit të LSI, që “ofron” postet e saj për opozitën me qëllim që të quhet kontributore në zgjidhjen e krizës, kemi një poshtërim të qeverisë nga LSI. Poshtërimi vjen pikësëpari nga koncepti që ato mandatet janë kapital i LSi me të cilat mund të bëj “clering”, për hir të demokracisë. Por mbi të gjitha poshtërimi vjen nga gënjeshtra që është montuar, se PD ka nevojë të jetë në qeveri që ti ikë frika nga zgjedhjet.

Për ta ç’montuar këtë gënjeshtër, LSI duhet të dalë nga qeveria dhe ta rrëzojë Edi Ramën. Kështu ajo i krijon besim real opozitës se do të kemi një qeveri të re dhe rregulla të reja loje. Nëse nuk e bën LSI, këtë duhet ta bëjë Edi Rama. Gënjeshtra që LSI po ndihmon në zgjidhjen e krizës, duke ofruar për demokracinë “kullotat” e Terit, “Shafranin” e Panaritit, etj, është vulgarizim i politikës dhe konceptimi i saj, si pazar i gjësë së gjallë. Politika ka akte nuk ka trakte. Dhe akti i vetëm që e çmonton këtë gënjeshtër, është largimi i LSI nga qeveria si një akt politik për të zgjidhur krizën. Pas kësaj hapen shanse për rregulla të reja loje.

Gënjeshtra e tretë është aleanca LSI-PS, për zgjedhje dhe aleanca LSI-PD për qeveri teknike. Dhe kjo gënjeshtër duhet çmontuar. Aleanca LSI-PS është e panevojshme, e padobishme dhe pakuptueshme, nëse kushtëzohet nga oferta e PD. Kjo është një gënjeshtër që e kthen LSI në seksere të krizës politike. PS duhet të zgjedhë të ketë ose aleate LSI, ose partnere në bisedime PD. Nëse LSI do të qëndrojë me PS duhet të qëndrojë me PS dhe opsionet e saj për krizën. Në të kundërt, PS mund të ulet të bisedojë me PD për krizën dhe s’ka nevojë të llogarisë se çdo bëhet me LSI për koaliconin e zgjedhjeve.

Gënjeshtra e katërt është shpikja e një faktori fallco ndërkombëtar që lidhet me konspiracionin e Sorosit dhe administratën e re të Presidentit Trump. Kjo është e gjitha një shpikje shqiptare vulgare. SHBA ka problem ndikimin rus përmes ndikimit në administratën e Trumpit, dhe po e lufton atë me sukses duke i bërë “Vetting”, rekrutimeve të reja në administratë. SHBA dhe BE në Shqipëri janë në anën e qeverisë, reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve më 18 Qershor. “Faktori Perëndimor” i shpikur me pagesa lobistësh është i bezdisëshëm dhe për vetë Perëndimorët dhe duhet t’ua kursejmë talljen dhe lekët e harxhuara shqiptarëve, me sajesa të tilla.

Gënjeshtra e fundit por dhe më e rëndësishme, është që nëse bëhet “qeveri teknike”, nëse shtyhet zgjedhja për Presidentin, nëse shtyhen zgjedhjet parlamentare, e kështu me radhë pra nëse shkelim me këmbë Kushtetutën dhe çdo rregull loje, duke zbatuar pazarin e planifikuar të krizës mes PD dhe LSI, atëhere kthehet besimi në zgjedhje. Zgjedhjet në Shqipëri PD nuk i fiton dot. Zgjedhjet i fiton PS dhe e majta në përgjithësi. Shansi i vetëm i PD është të marrë LSI në koalicion dhe disa parti të tjera dhe të bëjnë një koalicion të madh kundër PS. Ashtu mund t’ia arrijnë të bëjnë diçka së paku për të bërë Ilir Metën kandidat për Kryeministër të tyre. Më shumë nuk ia dalin dot. Dhe pasi të bjerë dhe kjo gënjeshtër, të paktën të jemi të qetë, ta përjetojmë hapur luftën Rama-Meta në vend të luftës me maska Rama-Basha./tema

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al