Në Prefekturën Gjirokastër u zhvillua sot mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave dhe Krizave për qarkun Gjirokastër. Që në nisje të saj, prefekti Astrit Aliaj kërkoi mbajtjen e 1 minute heshtje në respekt të viktimave të zjarrit apokaliptik në Athinë. Ky gjest solidariteti është i dyti pas letrës së djeshme që Aliaj i kishte dërguar konsullit grek në Gjirokastër. Ndonëse nuk dihet se përse prefekti s’e bëri dje propozimin e tij për të mbajtur 1 minutë heshtje. Kujtojmë që dje u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave. Mbase s’i ka shkuar në mendje. Sidoqoftë në çdo rast gjeste të tilla solidariteti për fqinjët janë për t’u vlerësuar.
© ArgjiroLajm.net










