Muaji Nëntor sigurisht që nuk do jetë i favorshëm për këto shenja. Pritet energji intensive, kaos dhe paqëndrueshmëri, e këto emocione duket se do të kenë ndikimin më të madh te Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi, për të cilët 30 ditët e nëntorit do të duken si një përjetësi.
Muaji do të nisë favorshëm, por mesi i nëntorit do t’u sjellë probleme të mëdha. Problemet financiare do shoqërohen me probleme shëndetësore dhe dashurie.
Dashi
Nga mesi i muajit në vendin e punës i pret një kaos i vërtetë dhe kolegët mezi presin t’i shpifin te shefi, i cili prej kohësh e përgjonte me kujdes duke pritur për gagimin e parë gabimin e tyre. Për Dashin kjo do të jetë një nga periudhat më të këqija të vitit dhe shumë astrologë parashikojnë se nëntori do të sjellë edhe përçarje dashurie, si në lidhje ashtu edhe në martesë.
Gaforrja
Nëntori do të jetë një muaj jashtëzakonisht i ngarkuar për Gaforret, ndaj pjesëtarët e kësaj shenje do të hasin pengesa të shumta edhe në aktivitetet rutinë. Humbjet financiare do jenë dramatike dhe situata nuk do jetë shumë më e mirë as në fushën e dashurisë. Grindjet dhe mosmarrëveshjet do t’i ndjekin çdo ditë.
Sa i përket marrëdhënieve familjare, situata është pak më e mirë, por duke qenë se nga mesi i muajit parashikohen humbje më të mëdha financiare, zënkat në familje do të jenë të mundshme. Disa Gaforre rrezikojnë të bien në borxhe të mëdha, por tashmë në fillim të muajit të ardhshëm, dielli do t’i ‘ngrohë’.
Bricjapi
Të lindurit në shenjën e Bricjapit do përballen me probleme të mëdha në fushën financiare. Përpjekjet e tyre për të rritur të ardhurat gjithashtu do të jenë të kota dhe në punë do të arrijnë rezultate më të këqija se në tetor, megjithëse do të bëjnë më të mirën.
Udhëtimet e planifikuara në minutën e fundit do t’u ‘rrëshqasin’ nga duart dhe Bricjapët do të kalojnë një pjesë të madhe të nëntorit të pikëlluar dhe të shqetësuar, pavarësisht mbështetjes vetëmohuese që do të marrin nga partnerët./Blic