Policia e Shtetit
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 32 vjeç dhe Z. H., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Mashkullorë dhe A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë djegur një sipërfaqe toke, në vendin e quajtur “Levenisht”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.