• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dokumentat/ Koalicioni PS-LSI prishet nesër

18/04/2017
Dokumentat/ Koalicioni PS-LSI prishet nesër

Deklarata e sotme Luan Ramës se më i rëndësishën sesa koalicioni është zhvillimi i zgjedhjeve normale, është një hap më shumë drejt shkatërrimit të procesit zgjedhor. Duke qenë se sipas kodit që përcakton rregullat e lojës PS – LSI dhe aleatët e tyre kishin deri nesër në 19 prill kohë për ta rregjistruar koalicionin mes tyre. Duket se ky afat po skadon. Lapsi.al i ka hedhur një sy kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Sipas tij partitë politike si subjekte më vete duhen të regjistrohen jo më vonë se 70 ditë para zgjedhjeve 9 prill 2017 (shiko faksimilen e parë neni 64/1).

Këtë gjë tani e kanë bërë PS-ja dhe aleatët e saj, por pa LSI-në, ndërkohë që PD ja dhe partitë rreth saj kanë rrefuzuar të regjistrohen.

 

Por ajo që e bën më të bukur situatën është se nesër në 19 prill skadon edhe afati i rregjistrimit të koalicioneve. Pra PS dhe LSI kanë kohë deri nesër në darkë që të vendosin nëse do futen së bashku apo jo. Sipas nenit 65/1 (shiko faksimilen poshtë) koalicionet elektorale duhet të regjistrohen jo më vonë se 60 ditë nga data e zgjedhjeve.

Pra nesër ka tre mundësi. Ose PS-LSI, vendosin koalicionin dhe rregjistrohen së bashku sipas ligjit. Ose LSI nuk pranon dhe PS regjistrohet me gjithë aleatët e tjerë sipas afateve. Por kjo gjë të do linte jashtë aleancës njëherë e përgjithmonë partinë e Metës. Ose version i tretë që Rama e çmon Ilir Metën më të rëndësishëm sesa ligji dhe ai vendos ta presë atë duke mos e regjistruar as ai koalicionin e majtë. Kjo rrugë e tretë do të ishte një kopmpromis në kurriz të kodit dhe do të qe hapi i dytë drejt shkatërrimit të zgjedhjeve pas atij të mosrregjistrimit në 9 prill. Ligjërisht partitë e regjistruara tashmë do të kishin mundësi të konkuronin më 18 qershor, por ato pas të nesërmes do të humbnin shancin për të qenë në aleancë mes tyre.

 

Pra tani topi ka mbetur tek Edi Rama? A do të tregojë ai vendosmërinë e deri tanishme për të zbatuar afatat duke përfshirë edhe datën e zgjedhjeve…..Vështirë të thuhet se ai do të tregojë vendosmëri që mes zbatimit të ligjit dhe kulisave politike të zgjedhë të parin.

Në mjediset e mazhorancës po përpunohet një skenar tjetër. Që ashtu sikurse tha edhe publikisht kreu i KQZ, Denar Biba, duke i bërë një interpretim politik ligjit, partive t’u jepet kohë deri më 29 prill, kohë kur kodi parashikon depozitimin e listave shumëemërore të partive (shiko nenin 67).

Por kjo zgjidhje sipas ekspertëve të kodit zgjedhor që pyeti Lapsi.al do të qe një interpretim i paligjshëm sepse kodi zgjedhor e ka taksative që afati për regjistrimin e koalicioneve skadon nesër.

Një mundësi tjetër që është në ajër, është ajo që pas gjetjes së kompromisit politik gjithëpërfshirës, palët për të qënë në rregull me kodin, të shkojnë në kuvend dhe të ndryshojnë nenet e tij ku bëhet fjalë për afatet. Kështu të gjithë do të ishin ligjërisht në regull, megjithëse edhe kjo sipas ekspertëve t♪7 konsultuar nga ne do të përbënte një anomali. Sepse loja tashmë ka filluar që më 9 prill dhe rregullat e saj nuk mund të ndryshohen qoftë kjo edhe me vullnet të fortë politik.

Pra nga pikpamja ligjore nëse PS dhe LSI nuk rregjistrohen deri nesër në KQZ, koalicioni i tyre nuk mund të pësëritet më veçse nëse kjo bëhet në shkelje të ligjit. Ose në të kundërt nëse për të pritur Ilir Metën që ka thënë se nuk hyn në zgjuedhje pa opozitën, Rama nuk e regjistron nesër PS, zgjedhjet kanë marrë një goditje të fuqishme. Tashmë jo vetëm PD-ja dhe aleatët e saj, por edhe PS-LSI dhe aleatët e tyre i kanë shkatërruar ligjërisht ato. Kjo pra është loja që pret të luhet deri nesër dhe që mund të shënojë së pari fundin formal të koalicionit PS-LSI, por edhe fundin gjithashtu të zgjedhjeve të 18 qershorit.  (Lapsi.al)

 

Related Posts

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!
Kryesore

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni
Kryesore

E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni

19/09/2026
“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend
Lajme

“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend

19/09/2026
Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar
Kryesore

Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar

19/09/2026
U vetëplagos me armë, por gënjeu policinë, tre të arrestuar në Sarandë
Kryesore

Plagosën me thikë dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 persona

19/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al