• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Domatet shqiptare me 2 Euro në Itali, ministri Çuçi tregon foton që i nisi miku i tij nga dyqani në Sardenja

04/11/2020
Domatet shqiptare me 2 Euro në Itali, ministri Çuçi tregon foton që i nisi miku i tij nga dyqani në Sardenja

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një foto të bërë në një dyqan në Sardenjë, që tregon për domatet e eksportuara nga Shqipëria që shiten sot në tregun italian. Çuçi thotë se foton ia ka nisur një miku i vet, ndërkohë që më tej ministri thekson rritjen e eksportit të produkteve bujqësore shqiptare edhe gjatë këtij viti të vështirë për shkak të pandemisë.

Ja cfarë shkruan Çuçi

Një miku im në Itali më dërgoi këtë foto teksa ishte duke bërë pazar në një prej dyqaneve në Sardenja pranë lagjes ku banon. Domate të eksportuara nga Shqipëria që shiten gjerësisht në Itali ashtu sikundër i gjen në tregje të tjera në të gjithë Europën. Eksporti i fruta-perimeve shqiptare është një realitet që flet vetë për transformimin e madh që ka pësuar sektori bujqësor vit pas viti falë politikave tona në mbështetje të sipërmarrjeve private dhe investimeve në infrastrukturën e ujitje-kullimit, që ndihmojnë fermerët anembanë Shqipërisë. Dhe jo vetëm kaq, produktet tona bujqësore janë cilësore prandaj konkurrojnë prej vitesh në tregjet e huaja. Edhe gjatë vitit 2020 pavarësisht krizës së shkaktuar nga Covid, eksportet e fruta-perimeve shqiptare kanë rritje dyshifrore krahasuar me vitin e shkuar. Gjatë nëntë muajve të këtij viti, kemi eksportuar 18% më shumë në sasi dhe 17% më shumë në vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Rritja e eksporteve është shoqëruar gjithashtu edhe me zgjerim në tregje të reja, ku shiten fruta e perime të prodhuara nga fermerët shqiptarë. Me skemën e re të naftës pa taksa që do të aplikojmë vitin e ardhshëm do të ulim më tej kostot për fermerët. Kjo mbështetje do të ketë një impakt të madh në rritjen e mëtejshme të prodhimit bujqësor dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve tona. Mirënjohje për ata që punojnë dhe investojnë në zonat rurale. Do të jemi krah tyre për t’i mbështetur hap pas hapi që nga puna në fermë e derisa produkti i tyre të mbërrijë në tregje për konsumatorët.   

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

INTERVISTA/ “Nuk jemi në nivelet e Sylvinhos”, Rudi Vata ngre alarmin për Kombëtaren: Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO)

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al