• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dorëhiqen dy gjyqtarët që do të gjykonin kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie

10/10/2023
Sot seanca e dytë e gjyqit të Fredi Belerit

Gjyqtarët Rexhep Bekteshi dhe Besjana Garxenaj, hoqën dorë nga shqyrtimi duke i kërkuar kryetarit të Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës zëvendësimin me një gjyqtar tjetër.
DURRËS- Dy gjyqtarë të Durrësit kanë hequr dorë nga gjykimi i çështjes ‘Beleri’.

‘TopChannel‘ raporton se prej 22 shtatorit, kërkesa e Belerit për leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës i kaloi gjykatës së Durrësit për moskompetencë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar.

Në pritje të gjykimit Fredi Beleri mbahet në Durrës, ndaj pas pranimit të kompetencës për shqyrtimin e çështjes, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit, po njëri pas tjetrit gjyqtarët Rexhep Bekteshi dhe Besjana Garxenaj, hoqën dorë nga shqyrtimi duke i kërkuar kryetarit të Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës zëvendësimin me një gjyqtar tjetër.

Gjyqtarët kanë vlerësuar me ndërgjegje se kanë shkaqe të arsyeshme për të mos shqyrtuar këtë çështje që konsiderohet tejet delikate për sistemin tonë gjyqësor. Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka sjellë në vëmendje për tërheqjen e tij gjykimin e disa çështjeve me shtetas grekë, të cilat janë vënë në diskutim dhe po ashtu faktin se i biri është anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit si përfaqësues i një force tjetër politike nga ajo e Belerit.

‘Topchannel’, raporton se argument i dytë është pranuar nga kryetari i gjykatës Paulin Çera i cili urdhëroi zëvendësimin e këtij gjyqtari me anë të shortit, por edhe gjyqtarja tjetër Besjana Garxenaj kërkoi të mos marrë pjesë në shqyrtim.

Familjarët e saj kanë pasur lidhje me një nga të vrarët në masakrën e Peshkëpisë, për të cilën akuzohet dhe Beleri.

Related Posts

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës
Kryesore

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës

31/10/2026
Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)

31/10/2026
Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit
Kryesore

Avokati nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

31/10/2026
Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës
Kryesore

Roland Bejko: Berisha po lufton që të marrë sheshin e protestës

31/10/2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

31/10/2026
Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën
Kryesore

Albin Kurti mohon përfshirjen në protestat kundër Ramës: Nuk e kemi zakon të hedhim gurin e të fshehim dorën

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

31/10/2026
VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al