• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Dorëzohet’ Greqia: Vorio Epiri nuk na përket neve, është i Shqipërisë…

03/07/2018
‘Dorëzohet’ Greqia: Vorio Epiri nuk na përket neve, është i Shqipërisë…

Një ditë pasi gazeta greke “Protothema” publikoi pikat e marrëveshjes që po negociohen mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka reaguar ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Duke iu përgjigjur kritikave të shumta brenda vendit të tij për Epirin e Veriut dhe Çamërinë, Kotzias pranoi kompromisin në lidhje me Epirin, duke thënë se ky territor sot i përket Shqipërisë.

“Është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij”?

Kështu u është përgjigjur kritikëve ministri i Jashtëm i Greqisë, ndërsa ka theksuar se nuk është diskutuar dhe as nuk do të diskutohet çështja çame.

Ministri Kotzias bëri apel që të mos ketë pretendime të tilla territoriale. Ai akuzoi opozitën greke se po luan me të ardhmen e vendit. “Këto janë çështje serioze dhe jo lojëra”, theksoi Kotzias. Ministri i Jashtëm solli në vëmendje se çfarë ndodh kur kërkohet ndryshimi i kufijve.

“Kujtoni disa nga variantet më të këqija të politikës së jashtme turke, kur qëllimi ishte rishikimi i kufijve, kushtet dhe sjelljet. Këto gjëra nuk janë lojëra. Disa anëtarë të “Demokracisë së Re” bëjnë lojëra të vogla, thonë gënjeshtra, që gjasme ne shkëmbyem Çamërinë me Epirin e Veriut. Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur. Nëse të kundërt ta thonë hapur që kërkojnë ndryshim të kufijve? Duan që të bëjmë luftë dhe të ndryshojmë kufijtë? Apo vazhdojmë të besojmë akoma në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, u shpreh ministri Kotzias.

E përditshmja greke “Protothema” publikoi të hënën marrëveshjen e negociuar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gazeta i mëshonte faktit se Greqia “humbi Epirin e Veriut”, duke hapur shkrimin me këtë titull. Sipas artikullit të kësaj gazete, dy shtetet kanë rënë dakord që Greqia mos të përmendë termin Epiri i Veriut, ndërsa nga ana tjetër Shqipëria nuk do të përmendë termin Çamëria.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë

Santos humbet Neymar, ylli brazilian mungon gjatë

07/09/2026
“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al