Një aksion antidrogë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë nga policia. Mësohet se nga aksioni janë gjetur dhe shkatërruar mijëra rrënjë kanabisi në fshatin Bishan. Policia ka vënë në pranga dhe një person, i cili ishte përgjegjës për rrënjët e kanabisit. Nuk dihet identiteti i të arrestuarit, ndërkohë që policia nuk ka sjell edhe një njoftim për ngjarjen.