• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dropullitja me duart e arta, 83-vjeçe dhe vazhdon të qëndisë kostumet tradicionale (VIDEO)

09/01/2023
Dropullitja me duart e arta, 83-vjeçe dhe vazhdon të qëndisë kostumet tradicionale (VIDEO)

Kaliroi është një prej shumë grave në Dropull që e ka mbajtur veshur kostumin traditional të zonës edhe në jetën e përditshme deri rreth viteve 2000.

Ishte diçka e zakonshme tregon ajo që të shihje gratë dhe nuset e reja të shkonin për të mbushur ujë apo për të bërë pazar me rrobat e kuruara me kujdes ndër shekuj. Edhe në periudhat më të vështira kur regjimi komunist imponoi veshjen uniforme për të gjithë shtetasit gratë e Dropullit nuk e humbën traditën. Ato arnuan e përshtatën veshjen e vjetër në kushtet e mungesës së materialeve dhe varfërisë së skajshme. Sot Kaliroi 83 vjeç vijon të qëndisë motivet e trashëguara duke krijuar veshje të reja dhe do të besojë se tradita nuk do të humbasë.

Elementë të tillë të veshjes si këmishat e brendshme, kalcat apo elementë të kapeles janë modifikuar disi me kohën edhe për shkak të vështirësisë në gjetjen e materialeve origjinale. Dikur veshjet endeshin lokalisht dhe më pas qendiseshin ndërsa tani pëlhurat fabrikohen ndërsa materiale si shajaku janë zhdukur përfundimisht.

Gjirokastra me 7 zona të ndryshme etnografike është ndër më të pasurat në vend sa i përket kostumeve. Specialistët e trashëgimisë vërejnë se elementë të tillë si shamia shekullore që shoqëron nusen në zona të ndryshme të Jugut e njohur si boshtá, një prej elementëve më atraktivë të veshjes është zhdukur.

Nga 160 të tilla që gjendeshin në muzeumet e Gjirokastrës vetëm 2 kanë mbijetuar. Motivet e hardhisë, zogut të gurit, kupës së çiftit, lules së shegës, karafilit apo cjapit, janë kryevepra të artit popullor që po trashëgohen mes vështirësive të mugesës së qëndistarëve dhe vëmendjes zyrtare për ti mbrojtur ato.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative./ TCH

Related Posts

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente
Kryesore

Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

16/07/2026
Lamallari: “Smart City”, një kapërcim epokal për sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve
Kryesore

Lamallari: “Smart City”, një kapërcim epokal për sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve

16/07/2026
Trafikonte 4 pistoleta në Sarandë, shihni si arrestohet i riu në tunelin Skërficës: Policia, mos lëviz… (VIDEO)
Kryesore

Trafikonte 4 pistoleta në Sarandë, shihni si arrestohet i riu në tunelin Skërficës: Policia, mos lëviz… (VIDEO)

16/07/2026
Spiropali ‘sfidon’ Ramën, dorëzon platformën në PS: Të vendosim shtetin mbi partinë!
Kryesore

Spiropali ‘sfidon’ Ramën, dorëzon platformën në PS: Të vendosim shtetin mbi partinë!

16/07/2026
Messi e Yamal, “fati i shkruar ne yje” dhe “profecia” e një seti fotografik të bërë 19 vite më parë
Kryesore

Messi e Yamal, “fati i shkruar ne yje” dhe “profecia” e një seti fotografik të bërë 19 vite më parë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al