• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Duhet një drejtor, qeveria krijon Zyrën e Administrimit të Vjosës në Tepelenë

13/12/2024
Vjosa renditet në mesin e 52 vendeve që duhen vizituar në 2023 nga “New York Times”

Qeveria ka miratuar sot vendimin për ngritjen e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, me seli në Tepelenë. Drejtori i saj emërohet nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit dhe marrëdhëniet e punës rregullohen sipas Kodit të Punës. Kjo zyrë pritet të ketë edhe një staf të vogël. Më poshtë vendimi i plotë.

V E N D I M PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ZYRËS SË ADMINISTRIMIT TË PARKUT KOMBËTAR “LUMI I VJOSËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 39/1, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” (në vijim ZAPK Vjosë), si person juridik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura, me seli në Tepelenë.

2. ZAPK-ja Vjosë financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme, sipas legjislacionit në fuqi. Buxheti i ZAPK-së Vjosë përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura. ZAPK-ja Vjosë siguron të ardhura edhe nga shërbimet e kryera prej saj ndaj palëve të tjera dhe tarifat e të cilave përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi për tarifat në zonat e mbrojtura.

3. Të ardhurat e mbledhura nga tarifat derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

4. Misioni i ZAPK-së Vjosë është të sigurojë ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, në zbatim të legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura, nëpërmjet administrimit efektiv të Parkut Kombëtar dhe koordinimit të punës me institucionet përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor për zbatimin e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË ZYRËS SË ADMINISTRIMIT TË PARKUT KOMBËTAR “LUMI I VJOSËS”

Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” ka përgjegjësi të organizojë punën për:
a) hartimin dhe zbatimin e planit të menaxhimit, projekteve restauruese dhe konservuese, projekteve kërkimore-shkencore;
b) kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes dhe punimeve me karakter restaurues e konservues, në funksion të masave ruajtëse dhe mbrojtëse në zonat e mbrojtura, që ka në administrim;
c) mbikëqyrjen e efekteve mjedisore të çdo ndërhyrjeje apo zhvillimi të propozuar, brenda territorit gjeografik të Parkut Kombëtar;
ç) koordinimin e punës me institucionet e administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, partnerët ndërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e standardeve dhe aktiviteteve të planit të menaxhimit;
d) edukimin mjedisor, promovimin dhe ruajtjen e mbrojtjen e Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I ZYRËS SË ADMINISTRIMIT TË PARKUT KOMBËTAR “LUMI I VJOSËS”

1. ZAPK-ja Vjosë e shtrin veprimtarinë e saj në territorin e Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, sipas koordinatave të përcaktuara në vendimin nr.155, datë 13.3.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e ekosistemit natyror të lumit Vjosë “Park Kombëtar”, kategoria II”, dhe organizohet në nivel rajonal.

2. ZAPK-ja Vjosë drejtohet nga drejtori, i cili organizon dhe drejton veprimtarinë e saj, përfaqëson ZAPK-në Vjosë në marrëdhënie me të tretët dhe përgjigjet para ministrit.

3. Drejtori emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga ministri. Drejtori duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të zotërojë diplomë të ciklit të dytë të studimeve, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.
ç) Të ketë përvojë pune të paktën 3 (tre) vjet në profesion;
d) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
dh) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar, sipas legjislacionit në fuqi;
e) Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës.

4. Drejtori shkarkohet nga detyra kur:
a) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
b) kryen shkelje të rënda gjatë detyrës;
c) nuk përmbush objektivat strategjikë të institucionit;
ç) ka performancë të dobët në ushtrimin e detyrës.

5. Drejtori lirohet nga detyra kur:
a) plotëson kushtet për pensionin e plotë të pleqërisë;
b) deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor;
c) ristrukturohet institucioni;
ç) gjendet në një situatë konflikti të vazhdueshëm interesi;
d) jep dorëheqjen nga detyra.

6. Marrëdhëniet e punës së drejtorit, nëpunësve, si dhe të punonjësve administrativë rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.

7. ZAPK-ja Vjosë, në zbatim të misionit, fushave të përgjegjësisë dhe përgjegjësive funksionale të saj, kryen këto detyra:

a) Monitoron zbatimin e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”;

b) Mbështet ministrinë përgjegjëse për mjedisin për të përgatitur propozimet për ndryshime dhe përmirësime të kuadrit ligjor dhe nënligjor, që lidhet me zonat e mbrotjura dhe natyrën;

c) Koordinon dhe monitoron zbatimin e projekteve në Parkun Kombëtar “Lumi i Vjosës”;

ç) Koordinon së bashku me njësitë e vetëqeverisjes vendore, institucionet e administratës publike dhe partnerët ndërkombëtarë planifikimin e nevojave për investime, bazuar në politikat e qeverisë dhe në planin e menaxhimit të Parkut;

d) Koordinon nga pikëpamja teknike projektet për menaxhimin e Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, të financuara nga buxheti i shtetit apo burime të tjera financiare kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim garantimin e rregullave/procedurave teknike;

dh) Bashkëpunon dhe koordinon me institucionet e fushave përkatëse për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme në territorin e Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”;

e) Mban lidhje të vazhdueshme dhe informon strukturat e qeverisjes qendrore e vendore për zhvillime të karaktereve të ndryshme, që kryhen jashtë territorit të Parkut Kombëtar, por që mund të kenë impakt në të;

ë) Raporton dhe zbaton detyrat për mbrojtjen dhe zhvillimin e zonave të mbrojtura mjedisore, që ndodhen në Parkun Kombëtar;

f) Planifikon nevojat për trajnime dhe koordinon punën për realizimin e tyre;

g) Koordinon dhe asiston ministrinë përgjegjëse për mjedisin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për nismat për menaxhimin Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”;

gj) Monitoron zbatimin e udhërrëfyesit (Green List) të IUCN-së për plotësimin e standardeve të Parkut Kombëtar;

h) Ushtron çdo detyrë tjetër, të përcaktuara në akte ligjore e nënligjore.

8. ZAPK-ja ndjek porositë e dhëna nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për zbatimin e projekteve dhe legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura dhe është anëtare e komiteteve të menaxhimit të zonave të mbrojtura për qarqet Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Vlorë.

9. Struktura dhe organika e ZAPK-së Vjosë miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

10. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të ZAPK-së Vjosë miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të saj.

11. ZAPK-ja Vjosë ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria (emri i ministrisë përgjegjëse), Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës””, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.

12. Vula e ZAPK-së Vjosë ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit.

2. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al