• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy ditë homazhe për Janullatos në Shqipëri, Mitsotakis mbërrin në Tiranë të enjten

28/01/2025
Dy ditë homazhe për Janullatos në Shqipëri, Mitsotakis mbërrin në Tiranë të enjten

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas mbërrin sot në Tiranë.

Arkëmorti u nis dje nga Katedralja e Athinës, dhe hyri në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës rreth orës 8.30. Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas u prit nga qindra besimtarë ortodoksë me lule në duar dhe kurora me dafina.

Gjatë rrugës kortezhi me arkëmortin e Anastas bëri ndalesa në zonat ku ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.

Besimtarët e shoqëruan kortezhin drejt Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër, ku klerikët ortodoksë mbajtën meshë për nder të Kryepeshkopit Anastas. Për më shumë se një orë qytetarë të shumtë të Gjirokastrës dhe të zonave përreth kryen homazhe dhe lutje për shpirtin e kryepeshkopit në katedralen e gjirokastrës.

Shoqërues të kortezhit janë 4 klerikë shqiptarë, mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, peshkopi i Krujës Anastas dhe priftërinjtë Harallamb Gjoka e Spirodhon Topanxha, bashkëpunëtorë të ngushtë të tij në ringritjen gjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Përfaqësues I Kishës së Greqisë, do të jetë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Shën Vlashit Vlasios Jerotheos.

Në Tiranë trupi i pajetë pritet të mbërrijë sot rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe për dy ditë ndërsa të enjten në orën 11:00 do të kryhet ceremonia mortore për Hirësinë e tij Anastas.

Mediat greke shkruajnë se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Tiranë të enjten për të marrë pjesë në funeralin për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos.

Kujtojmë se pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpalli zi kishtare për pesë ditë, nga 25 Janari deri më 29 Janar.

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Polemikat në tenis/ Siner kërkon më shumë para nga “Grand Slam”-et: Çështje respekti

Polemikat në tenis/ Siner kërkon më shumë para nga “Grand Slam”-et: Çështje respekti

10/05/2026
Pamje të turpshme/ Çfarë skandali në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë (VIDEO)

Pamje të turpshme/ Çfarë skandali në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë (VIDEO)

10/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al