• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy gomone me kanabis nga Shqipëria, ‘luftë’ në det me policinë greke

25/09/2019
Dy gomone me kanabis nga Shqipëria, ‘luftë’ në det me policinë greke

Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në ujërat territorial greke, pasi dy gomone që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria kanë tentuar të futen në ujërat turke.

Raportohet se gjatë operacionit antidrogë ka pasur edhe shkëmbim me armë zjarri. Policia turke ka bllokuar futjen e njërës prej gomoneve me 3 persona, dy shqiptarë dhe një italian. Mësohet se gomonia është rikthyer në ujërat greke dhe po tenton kthimin e saj në Shqipëri.

Snajperistet nga helikopteri kanë goditur disa herë por gomonia vazhdon të lundrojë. Mediat greke raportojnë se po punohet për kapjen e gomones tjetër. 

Lidhur me operacionin anti-drogë në ujërat territoriale greke reagon edhe Policia e Shtetit. Përmes një njoftimi për mediat, policia pranon se drejtuesit e gomones janë shtetas shqiptarë.

Njoftimi

“Në lidhje me një lajm të bërë publik në disa media, të cilat i janë referuar burimeve mediatike greke se dyshohet që dy gomone janë nisur nga Shqipëria dhe se Policia Greke është duke zhvilluar operacion, sqarojmë opinionin publik se:

Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë.

Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.

Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit.

Policia e Shtetit vijon shkëmbimin e informacionit me homologët për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë”.

Nga aksioni në det, ku u kap një gomone me drogë, ndërsa vijon operacioni për bllokimin e tjetrës. Policia greke ka bërë të ditur se në gomonen e parë të bllokuar janë arrestuar 2 shqiptarë dhe një italian.

Aktualisht ata po merren në pyetje në Mitilini, ndërsa 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter po vijojnë aksionin për kapjen e gomones së dytë.

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjimshiti “thyen” Ramadanin, por tek Atalanta shqetësohen për kapitenin kuqezi (VIDEO)

Gjimshiti “thyen” Ramadanin, por tek Atalanta shqetësohen për kapitenin kuqezi (VIDEO)

07/04/2026
Ky fermer largohet përfundimisht nga Ferma Vip

Ky fermer largohet përfundimisht nga Ferma Vip

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al