• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy muaj më parë Forbes shkruante për misionin e shqiptarit për të parandaluar sëmundjet, sot zemra e Arlend Gjonit pushoi së rrahuri

16/08/2026
Dy muaj më parë Forbes shkruante për misionin e shqiptarit për të parandaluar sëmundjet, sot zemra e Arlend Gjonit pushoi së rrahuri

Një ironi e dhimbshme e fatit. Vetëm dy muaj më parë, emri i shqiptarit Arlend Gjoni bëri jehonë në mediat ndërkombëtare, pasi revista prestigjioze Forbes Middle East i kushtoi një artikull rrugëtimit të tij në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në shëndetësi. Sot, në moshën vetëm 35-vjeçare, Arlend Gjoni nuk jeton më.

Zemra e tradhtoi papritur, duke i ndërprerë jetën një të riu që kishte ende shumë për të thënë, shumë për të ndërtuar dhe shumë projekte për të çuar përpara. Një jetë e shkurtër, por me një rrugëtim që e kishte çuar përtej kufijve të Shqipërisë, deri në Emiratet e Bashkuara Arabe, aty ku po punonte për projekte që synonin të ndryshonin mënyrën se si mendohet shëndetësia e së ardhmes.

Vetëm pak javë më parë, emri i tij prezantohej në Forbes Middle East si një nga shqiptarët që po kontribuonte në përdorimin e inteligjencës artificiale për të parashikuar dhe parandaluar sëmundjet, përpara se ato të shfaqnin shenjat e para.

Arlend Gjoni, me origjinë nga Berisha e Pukës dhe i njohur nga të afërmit si Ledi, kishte ndërtuar me punë dhe përkushtim një rrugëtim të veçantë. Nga emigracioni, ai arriti të krijonte hap pas hapi një profil të suksesshëm në biznes, duke i kthyer fitimet dhe eksperiencën e tij në investime në teknologji, inovacion dhe sipërmarrje.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjoni ishte bashkëthemelues i Prepaire Labs, një laborator që po punonte në një prej fushave më të avancuara të teknologjisë mjekësore, aty ku inteligjenca artificiale ndërthuret me të dhënat biologjike dhe gjenetike.

Në intervistën e dhënë për Forbes Middle East, ai fliste me bindje për një të ardhme ku mjekësia nuk do të priste më që sëmundja të shfaqej për të nisur trajtimin, por do të përpiqej ta parashikonte atë shumë më herët.

Ai e shihte inteligjencën biologjike si një nga drejtimet që do të ndryshonte kujdesin shëndetësor në mbarë botën. Teknologjia ku ai po punonte synonte të përdorte inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave gjenetike për të identifikuar rreziqe të mundshme shëndetësore, përpara se simptomat të bëheshin të dukshme.

Diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit ishin ndër problemet shëndetësore ku zbulimi i hershëm mund të sillte ndryshim të madh në trajtim dhe në cilësinë e jetës së pacientëve.

Ai fliste për mjekësinë parandaluese, për teknologjinë që mund të ndihmonte njerëzit përpara se sëmundja të shfaqej dhe për një të ardhme ku të dhënat biologjike do të mund të përdoreshin për t’i dhënë mjekësisë një qasje më të personalizuar.

Por sot, ndërsa familjarët dhe miqtë përballen me lajmin e rëndë të ndarjes së tij nga jeta, fjalët që ai thoshte për shëndetin dhe jetëgjatësinë marrin një tjetër dimension. Ai po punonte për të ndihmuar njerëzit të jetonin më gjatë dhe më shëndetshëm, ndërsa jeta e tij u ndërpre papritur në moshën 35-vjeçare.

Related Posts

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026
“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës
Kryesore

“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

16/08/2026
Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën
Kryesore

Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

16/08/2026
Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive
Kryesore

Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive

16/08/2026
Udhëzimi i kryeprokurorit Çela: Të pushohen çështjet që përfitojnë nga amnistia e vitit 2026
Kryesore

Udhëzimi i kryeprokurorit Çela: Të pushohen çështjet që përfitojnë nga amnistia e vitit 2026

16/08/2026
Goditet organizata kriminale, trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë
Kryesore

Goditet organizata kriminale, trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë

15/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026
“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al