• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy muaj pa shkuar në palestër, ja sa dhe çfarë rrezikojmë

19/05/2020
Dy muaj pa shkuar në palestër, ja sa dhe çfarë rrezikojmë

Koha e karantinës shërbeu që njerëzit të qëndronin më shumë pranë familjarëve të tyre, më shumë në shtëpi dhe si rrjellojë edhe pa aktivitet fizik.

Përpos pasojave ekonomike dhe psikologjike që tashmë janë diskutuar shumë, karantina ka lënë pasojë të mëdha edhe në shëndetin fizik.

Faton Daci, nga Shoqata Shqiptare e Fizioterapistëve tregon për Gazetën “Si” se pasiviteti fizik që kemi pasur këto ditë mund të shkaktojë pasoja të mëdha si hipertensioni, obeziteti, depresioni, probleme konjektive, dobësi mendore dhe fizike. Më tej fizioterapisti tregon se personat që janë në inaktivitet të thellë mund të shkojnë deri në invaliditet.
“Për sa i përket gjendjes së pacientëve post Covid-19, mund të themi se kapaciteti i mushkërive nuk është më i njëjti me atë të para sëmundjes.

Është vënë re se pacientët në shumicën e rasteve kanë kapacitet të kufizuar të mushkërive që shkon deri në 30 për qind, ka raste edhe më shumë. Nga eksperienca jonë, këta pacientë e fillojnë gradualisht jetën inaktive si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pafuqisë për të lëvizur, duke përfunduar në krevat, në disa raste edhe duke humbur jetën”, shprehet Daci.

Fizioterapisti shpjegon se kjo vjen si pasojë e mungesës së informacionit mbi inaktivitetin fizik dhe ky fakt është shqetësues. Më tej ai shprehet se stafi mjekësor tregon një pasivitet në këtë drejtim dhe nuk kanë njohuri të mjaftueshme për këtë problemit.

Në botë si pasojë e inaktiviteitit vdesin rreth 3.2 milionë persona; është i treti në listë si shkak vdekshmërie pas hipertensionit dhe duhanpirjes. Edhe pse nuk kemi statistika të sakta, eksperti tregon se sipas përllogaritjes së Shoqatës Shqiptare të Fizioterapistëve në Shqipëri mbi 80% e popullsisë nuk praktikon sporte ose e bën atë një herë në muaj, vetëm 3 % e popullsisë merren rregullisht me sporte.

Por si mund ta përmirësojmë aktivitetin fizik?

Përmirësimi i aktiviteti fizik,nuk vlen vetëm për pacientët e prekur që kaluan koronavirusi, por edhe për ata që kanë qëndruar në karantinë, rëndësia e ushtrimeve fizike është e madhe. Daci shpjegon se personat që janë aktivë fizikisht rreth 7 orë në javë, kanë një rrezikshmëri më të ulët të vdekjes së parakohshme.
“Nuk është e nevojshme që të kemi një aktivitet intensiv ose të lodhshëm për të zvogëluar rrezikun e vdekjes është e mjaftueshme një aktivitet fizik prej 150 minuta ushtrime te moderuara ne javë. Personat e moshës 18-64 vjeç duhet të jenë të angazhuar të paktën 150 minuta në javë me aktivitetit ushtrimor me intensitet të moderuar, ose jo më pak nga 75 minuta në javë me aktivitet ushtrimor me intensitet të lartë. Çdo seri ushtrimesh nuk duhet të jetë më pak se 10 minuta,” i thotë fizioterapisti gazetës.

Disa këshilla që jep eksperti për të rritur aktivitetin fizik gjatë një dite të zakonshme:

Ngjit shkallët në këmbë në vend që të përdorni ashensor!

Zbrisni nga urbani dy ose tre stacione më para dhe ecni pjesën tjetër të rrugës!

Përdorni biçikletë!

Merruni me oborrin apo kopshtin e shtëpisë apo pallatit!
-Shkoni të kërceni!

Disa nga pengesat që mund të sfidojmë me të cilat justifikojmë mosaktivizimin:

Aktiviteti fizik është i shtrenjtë, nevojiten rroba dhe pajisjet të përshtatshme (Ecni! Asnjë pajisje nuk kërkohet për këtë, për më tepër është absolutisht falas.)

Aktiviteti fizik është i lodhshëm (Zgjidhni aktivitete që janë të lehta dhe ju japin kënaqësi. Shprehja se nuk ka asnjë arritje pa dhimbje nuk është e vërtetë.)

Nuk kam kohë (Ju duhen 30 minuta për një aktivitet fizik të mjaftueshëm. Ti mundesh të fikësh TV për 30-minuta në ditë?Filloni gradualisht. Vendosni të ushtroni dy herë në javë nga 10 minuta. Ndiqeni këtë program për dy javë, pastaj përpiloni një program të ri, me një frekuencë, intensitet dhe kohëzgjatje më të madhe.)

Mos dëshira për t’u marrë vetëm me të stërvitje (Ndoshta nuk jeni interesuar. Një fqinj, anëtar i familja, kolegu apo miku juaj mund të jetë një partner ideal për t’u stërvitur bashkë. Planifikoni orët tuaja paraprakisht. Përfshi familjarë ose miq.)

Frika nga dëmtimet, traumat ( Programe aktivitet fizik me intensitet të ulët është i sigurt dhe i dobishëm për shëndetin. Nuk do të ketë rrezik nga dëmtimi ose trauma nëse ju ndiqni me përpikëri rekomandimet për zbatimin e stërvitjes nga instruktoret. Prandaj filloni me më pak ngarkesë dhe rriteni atë gradualisht. Kjo është mbrojtja më e mirë kundër dëmtimit. Ecja është plotësisht e sigurt.

Më tej fizioterapisti shpjegon se për të pasur një popullatë të shëndetshme, duhet filluar me edukimin e fëmijëve me aktivitetin fizik.
“Fëmijët nuk lindin dembela, ata bëhen duke ndjekur shembullin e prindërve. Kështu që është detyra e secilit prind që të edukojë dhe të merret me edukimin fizik të fëmijëve për të pasur një jete te shëndetshme,” thekson Daci.

Related Posts

“Facebook” dhe “Instagram” shënjestër e BE, Brukseli kërkon ndryshime: Janë projektuar për të krijuar varësi te përdoruesit
Lifestyle

“Facebook” dhe “Instagram” shënjestër e BE, Brukseli kërkon ndryshime: Janë projektuar për të krijuar varësi te përdoruesit

10/07/2026
E gjeti me detektor metalesh duke menduar se ishte ar, por zbuloi një thesar 4.6 miliardë-vjeçar
Lifestyle

E gjeti me detektor metalesh duke menduar se ishte ar, por zbuloi një thesar 4.6 miliardë-vjeçar

10/07/2026
Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë
Lifestyle

Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë

01/07/2026
Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet
Lifestyle

Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet

30/06/2026
Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale
Lifestyle

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

26/06/2026
I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane
Lifestyle

I fshehur për më shumë se 1.000 vite, zbulohet një qytet i humbur maja në zemër të xhunglës meksikane

26/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja në finalen e Botërorit, skuadra e De La Fuentes mund mes spektaklit Francën

14/07/2026
VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

14/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al