• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy turistë francezë bllokohen në kanionet e Langaricës në Përmet

11/08/2022
Dy turistë francezë bllokohen në kanionet e Langaricës në Përmet

Më datë 11.08.2022, rreth orës 16:15, në sallën operative Përmet ka ardhur një telefonatë se dy turistë francezë, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e subjektit privat “Vjosa Explorer”, kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në Kanionin e Langaricës.

Gjatë kërkimit për 2 turistët francezë, i është dhënë ndihmë dhe një shtetasi të moshuar, i cili gjithashtu kishte mbetur i bllokuar në këtë zonë.

Punonjësit e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e “Vjosa Explorer”, i kanë nxjerrë 2 turistët dhe shtetasin e moshuar nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar dhe më pas u është ofruar kontrolli mjekësor. Aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

DVP Gjirokastër falënderon subjektin privat “Vjosa Explorer”, për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar për ndërhyrjen në zonën ku kishin mbetur të bllokuar turistët e huaj, si dhe fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Momente dramatike në Tur de France, Sepp Kuss i shpëton për mrekulli rënies në humnerë

VIDEO/ Momente dramatike në Tur de France, Sepp Kuss i shpëton për mrekulli rënies në humnerë

27/07/2026
Çmimi i Madh i Hungarisë, flet Maks Verstappen: Nuk e prisja këtë rezultat

Çmimi i Madh i Hungarisë, flet Maks Verstappen: Nuk e prisja këtë rezultat

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al