• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E ardhmja, kush do të hedhë hapin e madh në Botërorin 2030?

22/07/2026
Renditja e FIFA-s, Spanja “parakalon” Argjentinën, Gjermania mbetet jashtë “TOP 10”

Shumë prej kombëtareve që ishin protagoniste në Kupën e Botës 2026 do të jenë sërish mes favoriteve për titullin në vitin 2030, por futbolli botëror po sheh gjithnjë e më shumë skuadra të reja që po afrohen me elitën dhe janë gati të sfi dojnë emrat më të mëdhenj. Katër vjet mund të mos duken një periudhë e gjatë, por për kombëtaret që janë në prag të shpërthimit do të ndihen si një përjetësi. Kupa e Botës 2026 tregoi se sa shumë mund të ndryshojë një skuadër brenda një cikli botëror.

Gjithnjë e më shumë vende po dalin nga hija dhe po shndërrohen në pretendente serioze për sukses. Nuk ka dyshim se ekipet që luftuan për trofeun gjatë javëve të fundit do të jenë sërish në garë në vitin 2030, por me çdo Botëror rritet edhe numri i skuadrave që janë në gjendje t’u hapin probleme gjigantëve të futbollit. Ato mund të konsiderohen “kuajt e zinj” sot, por pas katër vitesh mund të jenë pretendente të vërteta për titullin.

Ndërsa emocionet e Botërorit 2026 po shuhen, vëmendja nis të zhvendoset te edicioni i ardhshëm. Maroku, Portugalia dhe Spanja e kanë të garantuar pjesëmarrjen si bashkëorganizatore të turneut, ndërsa Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të organizojnë ndeshje në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Kupës së Botës. Maroku dhe Spanja ishin ndër dhjetë kombëtaret me moshën mesatare më të ulët në Botërorin e zhvilluar në Amerikën e Veriut.

Paraqitjet e “Luanëve të Atlasit” treguan se suksesi i tyre nuk ishte rastësi. Investimi i vazhdueshëm në zhvillimin e lojtarëve të rinj, me theks të veçantë te formimi teknik, mund të japë rezultate edhe më të mëdha në vitin 2030, sidomos kur kësaj t’i shtohet edhe avantazhi i të luajturit në shtëpi. Edhe Spanja dha prova se e ardhmja i përket. Dominimi i saj në Botërorin 2026 tregon se ky brez i talentuar ka ende hapësira të mëdha për t’u zhvilluar gjatë katër viteve të ardhshme, një perspektivë që me siguri shqetëson rivalët. Trajneri Luis de la Fuente e përshkroi skuadrën e tij me një mesazh të qartë: “Kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë.”

Kampionët e rinj të botës kanë alternativa cilësore pothuajse në çdo repart dhe gjithçka lë të kuptohet se do të ruajnë nivelin edhe në vitet e ardhshme. Sfi da më e madhe për “La Roja” nuk do të jetë cilësia e lojtarëve, por ruajtja e urisë për fi tore, pasi tashmë pothuajse çdo trofe i rëndësishëm ndodhet në kabinetin e tyre. Ndryshe nga Spanja, Portugalia paraqiti një skuadër me moshë mesatare më të lartë dhe pritet të ketë ndryshime të rëndësishme deri në vitin 2030.

Pas eliminimit në fazën e 1/16-ave nga kampionët e ardhshëm të botës, Kristiano Ronaldo njoftoi se nuk do të synojë një pjesëmarrje të shtatë në Kupën e Botës. Bruno Fernandes dhe Ruben Diaz mbeten ndër fi gurat kryesore të skuadrës dhe mund të jenë ende pjesë e saj pas katër vitesh, ndërsa pas tyre po rritet një brez i talentuar futbollistësh që pret më shumë hapësira. Në përgjithësi, të tre bashkëorganizatorët europianë besojnë se mund të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në Botërorin 2030. Afrika vazhdon të japë sinjale të forta se po afrohet gjithnjë e më shumë me nivelin më të lartë. Përveç Marokut, një nga historitë më interesante të Botërorit ishte Bregu i Fildishtë.

Kombëtarja me moshën mesatare më të re në turne zhvilloi paraqitje shumë të mira dhe nëse futbollistë si Jan Diomande dhe Amad Diallo vazhdojnë të përparojnë, mund të jenë ndër protagonistët e mëdhenj të vitit 2030. Trajneri Emerse Fae ka hedhur bazat e një projekti që konsiderohet ndër më premtuesit në futbollin afrikan. Edhe Gana, Tunizia dhe Afrika e Jugut ishin ndër kombëtaret afrikane me moshë mesatare nën 27 vjeç. Rezultatet që arritën skuadrat e kontinentit në Botërorin 2026 treguan qartë rritjen e tyre. Kepi i Gjelbër barazoi 0-0 me Spanjën në fazën e grupeve dhe e çoi Argjentinën në kohën shtesë në fazën e 1/16-ave.

Nëse ky zhvillim vazhdon me të njëjtin ritëm, Afrika mund të paraqitet edhe më e fortë në Kupën e Botës 2030. Edhe jashtë Europës dhe Afrikës ka kombëtare që premtojnë shumë. Ekuadori dhe Shtetet e Bashkuara kanë breza të rinj me potencial të madh dhe pritet të jenë mes skuadrave që do të tërheqin më shumë vëmendje në vitet e ardhshme. Natyrisht, duke parë cilësinë dhe thellësinë e skuadrave të Anglisë dhe Francës, të dyja kombëtaret pritet të mbeten mes favoriteve kryesore edhe në Botërorin 2030.

Megjithatë, ato nuk do të jenë të vetmet që do të kenë ambicie të mëdha. Norvegjia synon të tregojë se suksesi i saj nuk ishte i përkohshëm dhe se është gati të qëndrojë mes elitës së futbollit botëror. Italia, katër herë kampione e botës, shpreson të rikthehet më në fund në skenën më të madhe pas mungesave zhgënjyese të viteve të fundit. Gjermania kërkon të lërë pas periudhën e vështirë dhe shumë shpresa lidhen me ardhjen e mundshme të Jurgen Klop në stolin e kombëtares. Ndërkohë, Holanda dhe Zvicra besojnë se mund ta shfrytëzojnë edhe më mirë potencialin e brezit aktual. Vetëm koha do të tregojë se cilat prej këtyre historive do të bëhen realitet. Përgjigjet do të merren vetëm në Kupën e Botës 2030.

Related Posts

Në stadium u shfaq baneri “Kosova është Serbi”/ Klubi irlandez: Ai nuk ishte tifoz i yni
Sport

Në stadium u shfaq baneri “Kosova është Serbi”/ Klubi irlandez: Ai nuk ishte tifoz i yni

22/07/2026
Miqësore ndaj Izraelit & Luksemburgut /Lojtari largohet nga grumbullimi i Kombëtares pas vlerësimit të gjendjes fizike
Sport

E KONFIRMUAR/ Alegri e heq nga skuadra, mesfushori i Kombëtares pranë klubit të Seria A

22/07/2026
Gavi “fal” argjentinasit për dhunën pas finales: Nuk duhet të pezullohen, iu them se…
Sport

Gavi “fal” argjentinasit për dhunën pas finales: Nuk duhet të pezullohen, iu them se…

22/07/2026
FORMULA 1/ Ferrari, vetëm një mënyrë për të mposhtur Mercedesin
Sport

FORMULA 1/ Ferrari, vetëm një mënyrë për të mposhtur Mercedesin

22/07/2026
Spanja, rrugë e lehtë deri në gjysmëfinalen e Botërorit. Ja parashikimet për iberikët
Sport

Formacioni më i mirë/ Dominon Spanja, në portë sensacioni i Botërorit

22/07/2026
UEFA Conference League/ Dinamo City luan nesër në transfertë ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Aluminij
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City luan nesër në transfertë ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Aluminij

22/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Renditja e FIFA-s, Spanja “parakalon” Argjentinën, Gjermania mbetet jashtë “TOP 10”

E ardhmja, kush do të hedhë hapin e madh në Botërorin 2030?

22/07/2026
Në stadium u shfaq baneri “Kosova është Serbi”/ Klubi irlandez: Ai nuk ishte tifoz i yni

Në stadium u shfaq baneri “Kosova është Serbi”/ Klubi irlandez: Ai nuk ishte tifoz i yni

22/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al