Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet e SPAK lidhur me arrestimin e ish – zv ministres Rovena Voda e akuzuar për korrupsion. Në dosjen e Prokurorisë del edhe dëshmia e bërë nga avokatja Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme kundrejt një pagese rreth 1 mijë euro dhe përfitimeve të tjera.
Lidhur me këtë përfitime, sipas dëshmisë së Florida Beut ajo ka dëshmuar se do t’i blinte edhe një telefon Rovena Vodos. Madje kjo e fundit e kishte specifikuar edhe markën e celularit. Florida ka thënë se Rovenës i bleu “Samsung” pasi nuk preferonte “Iphone”. Kështu Florida ka blerë një “Samsung” me vlerë 550 euro që e ka marrë me ulje në një dyqan.
A2 ndërkohë ka siguruar përgjimet kur Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë mes tyre.
Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Më ngeli mendja mos donte më shumë kjo.
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florida: Kam hall se mos donte më shumë që të paktën të na vërë në një vend tamam.
Majlinda: Ia thashë unë tashti e do iki prap t’ia them, dëgjo këtu se ajo pesëqindmijë lekë do marri do nja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos me cani riti se flas vetë unë e hap gojën mirë.
Florida: Se di sa jepet në këto raste?
Majlinda: Mirë më e ke edhe dy do i japësh asaj
Florida: Po pra tamam
Majlinda: Ti hiç
Florida: E më thotë mua me……
Shenim: Biseda vazhdon pa interes
Florida: Deri në katër do ia arrij thashë, në ora dy tha Rovena.
Majlinda: E ne ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli a e dëgjove, tashti që i do i ha unë, Rovi.
Florida: Kam hall mos ka prit nai dyshe.
Më datën 27.02.2020, ora 17:19:46 midis shtetasve Florida Beu dhe Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Majlinda: e more vesh ti qe me shkruajti Ravena mua?
Florida: E pra ate mesazhin qe me solle ….
Majlinda: eeee, e lexove?
Florida: Qe te tha do te te shkruj do te te them ne per oren ….
Majlinda: I thashe une mbas ores kater se jam ne Tirane une
Florida: E mire ok, se ne atehere e mbaron ti takimin ….
Majlinda: Po, ne ate ore, cke ti te them une pastaj qe te vij te me marresh ti mua aty….. edhe atje do ti themi qe ne s’do ta lejme me kaq…. atje do ti themi che per arken e peshkut… atje do ti themi te gjitha dakort???
Më datën 28.02.2020, ora 17:37:04 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Hej po sikur ti sajojmë ato leket ne se une kam këtu gjashtëqind dollar këtu thyjmë i bëjmë lek shqiptare.
Majlinda: E he
Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai samsung që tha kjo se aq janë ato te tetëqind, nëntëqind, pse ta mar me kredi unë, se kismet në fund ave Gerti ishalla me sjell nai një mishe her vete unë që t’ja jap këtij.
Majlinda: Prit njëherë.
Florida: T’ja heq se ato për tu dhonë janë, të rri e qetë pastaj.
Majlinda: Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin dhe dakort e teprohesh
Florida: Puna është t’ja japësh para se të mbaroj puna ajo se pastaj thote do hedhi lumin kjo të … kalin.
Në dosjen e përgjimeve, të siguruar nga gazetari i “Report Tv”, Arsen Rusta, del edhe një bisedë që Beu ka zhvilluar me nënë e saj, ku i thotë se Voda i kishte siguruar se mjaftonte të ‘fuste këmbën’ në Ministri, pasi më pas do të rritej në detyrë.
Përgjimi:
Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.
E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.
Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.
E ëma: Po çfarë është kjo tani?
Florida: Zëvendësministre.
E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?
Florida: Në ministri.
E ëma: Po cca me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.
Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha
E ëma: Ty të pëlqen kjo? Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet.