• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E enjtja ndryshon temperaturat

14/01/2025
E enjtja ndryshon temperaturat

I ftohti ka mbërritur këtë javë duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave sjell parashikimin e motit për “Rudina” duke u shprehur se nga e hëna ndërpriten reshjet. Ditët në vijim do të kenë një rritje të lehtë të temperaturave, por në zonat malore termometri do të qëndrojë nën zero.

Nga e enjtja, moti ndryshon sërish dhe do të ketë diell e rrjedhimisht, do të jetë më ngrohtë. Meteorologia këshillon që këtë javë të zgjedhim veshje të trasha.

Anira Gjoni: Java ka nisur me temperatura të ulëta. Lë pas një fundjavë me reshje si në formën e shiut, ashtu edhe të dëborës, me intensitete të shtuara pasi në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës kishim reshje intensive ku lokalisht në Vlorë shkonin deri shumë intensive dhe kanë sjellë jo pak problematika sa i përket vërshimeve të shpejta dhe problematike në qendrat urbane. Reshjet ditën e hënë ndërpriten dhe presim që të kemi ndërprerjen e tyre pothuajse në të gjitha qarqet dhe i lënë vendin temperaturave të ulëta që në zonat malore do të jenë nën 0 gradë, si vlera minimale, ashtu edhe ato maksimale të ditës dhe sjellin problematika sa i përket ngricës, kryesisht në akset rrugore të zonave malore. Do të jetë një javë me temperatura shumë të ulëta sepse përgjatë së mërkurës priten deri në -10 gradë në zonat malore sa i përket minimaleve të natës dhe ato maksimale shënojnë deri në -2 gradë çka do të thotë se nuk i kalojnë vlerat 0 gradë. Kemi praninë e ngricave.

Do të jetë dita e enjte ajo që do të shënojë edhe një kthesë sa u përket temperaturave dhe do të sjellë përmirësimin e kushteve të motit. Gjatë këtyre ditëve, të martën dhe të mërkurën do të ketë alternime të kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme por nuk do të gjenerojnë reshje apo problematika për sa u përket reshjeve në të gjithë territorin. Dita e enjte dhe dita e premte, presim që të kemi një mot të kthjellët, me diell dhe do të kemi edhe përmirësimin gradual të temperaturave pasi fillon rritja e tyre me 2 apo 3 gradë. Në fundjavë presim që të kemi një mot të kthjellët dhe me diell. Një këshillë e fundit është se gjatë kësaj jave duhet patur kujdes për shkak të temperaturave të ulëta. Duhet të vishemi trashë. Nuk do të shfaqen problematika sa u përket reshjeve pasi presim që të kemi ndërprerjen e tyre. Problematike ngelen temperaturat e ulëta dhe ngricat në zonat malore.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al