• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E hënë e përgjakur/ 4 aksidente në një ditë, tre viktima dhe dy të plagosur

09/04/2018
Dy të vdekur në Levan-Tepelenë (FOTO)

Java e dytë e prillit ka nisur keq për shqiptarët. Vetëm gjatë ditës së sotme nga mëngjesi deri në orët e pasdites kanë ndodhur 4 aksidente. Aksidenti më i rëndë ishte ai që ndodhi në orët e para të mëngjesit ku një makinë në aksin Levan-Tepelenë përfundoi në kanal.

Tre të rinj humbën jetën, duke kthyer një gëzim në vaj, pasi një prej viktimave sapo kishte martuar vëllain. Policia tha se shkak për aksidentin e rëndë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave.

Po sërish në Fier, dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në orët e pasdites. Fatmirësisht pa viktima, por me dy të plagosur. Kanë qenë shoferi i makinës që është përplasur me shtyllën në Sheq të Fierit dhe një e moshuar që është aksidentuar pas përplasjes së dy makinave në aksin Fier-Levan që kanë përfunduar në spital. Ende nuk dihen shkaqet.

Po një aksident tjetër ndodhi edhe në Elbasan, ku një minibus me 20 udhëtarë u batua në rrugë. Fatmirësisht pasagjerët shpëtuan me lëndime të lehta. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa ekspertiza e nxori shoferin se nuk kishte konsumuar alkool.

Megjithëse kushtet e motit janë përmirësuar ndjeshëm, një prej faktorëve në shumë raste për aksidente, duket se edhe në mot të mirë, me temperatura të larta aksidentet janë të pashmangshme në rrugët e Shqipërisë.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë

Santos humbet Neymar, ylli brazilian mungon gjatë

07/09/2026
“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al