• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E kapi “mat” me të dashurën, 40-vjeçari nga Tirana bën për spital gruan dhe zhduket në drejtim të paditur

31/01/2022
Burri nga Delvina alarmon policinë: Më ka ikur gruaja bashkë me vajzën adoleshente

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim jo vetëm nga policia e Tiranës, por edhe nga gruaja, e cila mbasi kontrolloi zonën ku ai qëndronte me të dashurën vendosi t’i tregojë policëve fill e për pe aktivitetin e tij. “E kam duruar prej 2012 për hatër të fëmijëve”, thotë në denoncimin pranë komisariatit numër 4 F.S, por gruaja e cila dhunohej vazhdimisht vendosi të flasë ditën kur pikasi se ai e tradhtonte dhe mbante paralelisht një lidhje jashtëmartesore.

“Zbulimin e kreva në shtator 2021, dhe gjeta edhe emrin e vajzës që quhet E.T, e cila jeton afër Zgarës Korçare, – shprehet nëna e 3 fëmijëve. Ditën që ajo u bind që bëhej fjalë për tradhti ia komunikoi të shoqit. Ai u përgjigj duke e rrahur.

“Njoftova policinë dhe policia erdhi për kontroll në vilën tonë, kryen kontrolle dhe aty mësova se burri im merrej dhe me aktivitet kriminal”, vazhdon në denoncimin pranë komisariatit në fjalë e reja. Nga kontrolli në banesë policia nuk konstatoi asgjë të paligjshme shpjegohet në dosjen që ju tregua gazetës Si. Por me ditët që kanë kaluar, e tradhtuar dhe e braktisur mbasi e ka kërkuar gjithandej ajo i ka shkruar të shoqit: e di që je me atë kurvën, kthehu tek fëmijët. Por F. sipas saj i nxehur dhe i informuar se policia i kishte bërë vizitë në shtëpi i përgjigjet: baxhellë, mjera ti po të hodha në dorë. Ma ule kokën tek të gjithë. E reja ia tregoi policisë mesazhet në Whatsapp, ku çifti grindet dhe ajo e vë në dijeni: jam e qartë që je me E., si s’të vjen turp që le fëmijët e vegjël. Nga mesazhet vëren policia kuptohet që secili kërcënon tjetrin. Burri i shkruan: veç po të gjeta në lagje ku ti pi kafe me ato shoqet. Ndërsa gruaja i vë në dukje të dashurën, që e përshkruan si një vajzë e re e pamëshirshme që po i shkatërronte familjen. “Dola në lagje edhe sot, e di që keni ndryshuar vend dhe do ta kap për flokësh atë k.. kur ta zbresësh për në shtëpi.

Ja kam frikën vazhdon gruaja, sepse ai nuk më ka lënë të dal e të gjej një punë, mbasi më ka kërkuar të rrisë fëmijët. Nëna e tri fëmijëve thotë: po ua vendos në dispozicion, ai duhet të shkojë në burg sepse u bë i dhunshëm dhe shprehet: s’ka ç’të duhet ç’bëj jashtë shtëpisë. Policia konfirmon për Gazetën Si se ka shpallur në kërkim burrin e dhunshëm për të cilin janë kryer disa orë shërbime, duke e pritur të takojë të dashurën, por ai nuk është shfaqur kurrkund.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al