Fuqia e tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë e ka patur forcën goditëse nëntë ballë. Kështu deklarojnë specialistët sizmiologë, sipas të cilëve tërmeti me fuqi 6.3 të shkallës Rihter, fuqia e të cilit llogaritet në 9 ballë, është më i fuqishmi që ka goditur vendin në dekadat e fundit.
Ajo që konfirmohet nga specialistët është edhe fakti se tërmeti që la pas dëme të konsiderueshme dhe disa viktima e ka patur epiqendrën në të njëjtën zonë aktive me tërmetin e 21 shtatorit të këtij viti.