Mbrëmjen e djeshme u raportuar se në Tepelenë policia kishte kapur rreth 500 kg kanabis, ndërsa sot konfirmohet zyrtarisht se sasia e kanabisit të sekuestruar në fshatin Dukaj është 655 kg. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ndërmori një operacion në këtë fshat, ku arrestohet babë e bir, Delo Kordha 59 vjeç dhe Zeman Kordha 29 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur djali tjetër, A.K 27 vjeç. Sasia e madhe e drogës ishte fshehur në banesën e tyre. Dyshohet se ajo do të trafikohej drejt Greqisë. Policia vijon punën për kapjen e 27-vjeçarit.
©ArgjiroLajm.net