Në Angli, në shtëpinë e Tottenham, po bën shumë bujë çështja Richarlison, me brazilianin që është lënë jashtë listës së lojtarë të federuar për këtë edicion të Premier League. Richarlison ishte i destinuar të transferohet tek Everton, por marrëveshja dështoi në fund duke bërë që braziliani t’i ngec në derë “gjelave” anglez.
Në këto kushte, Richarlison është i detyruar të largohet në ato kampionate ku merkato është ende e hapur, si në Turqi, apo Arabinë Saudite, në të kundërt është i detyruar vetëm të stërvitet, pa zbritur në fushë deri në merkaton e janarit, kur të hapet edhe merkato e dimrit.
Richarlison u transferua te Tottenham në verën e vitin 2022 për 58 milionë euro. Nga ajo periudhë, braziliani ka zhvilluar 134 ndeshje dhe ka shënuar 32 gola. Richarlison është nën kontratë deri në vitin 2027.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








