Jeta shpesh i detyron njerëzit që të bëjnë zgjedhjet e gabuara, pork jo nuk do të thotë që njerëzit nuk meritojnë një mundësi të dytë, për të nisur një jetë të re nga e para.
E pikërisht kjo ndodhi edhe në emisionin “Pa gjurmë”, ku një ish-punonjëse seksi u surprizua LIVE në studio, nga ish-klienti i saj, i cili i propozoi për martesë.
Bëhet fjalë për 26-vjecaren Teuta, nënë e dy fëmijëve, e cila rrëfeu historinë e saj tronditëse, se si përfundoi trotuareve nga dhuna barbare e ish-bashkëshortit.
Ajo shkoi në emision, që të kërkonte vajzën e saj të parë, të cilën nuk e kishte takuar, që kur ishte larguar nga shtëpia, gjatë shtatëzënisë së dytë, për shkak se nuk e përballonte dot më dhunën e bashkëshortit.
Pjesë nga biseda në studio:
Odeta Dume: Sot me kë jeton?
Ish-Punonjësja e seksit: Me djalin që jam dashuruar
Odeta Dume: Ai e di historinë tuaj, që keni edhe vajzë?
Ish-Punonjësja e seksit: Ka qene klienti im, ai me largoi nga kjo rrugë dhe më ka ndihmuar shumë
Odeta Dume: Të ka propozuar për martesë?
Ish-Punonjësja e seksit: Jo akoma…se di pse! Unë e dua shumë…
Në këtë moment hyri në studio Olsi, i cili u ul në gjunjë dhe i propozoi Teutës.
Olsi: Mos qaj, më ke mua
Teuta: Uaaa…nuk e besoj që je këtu
Ai u ul në gjunjë dhe nxori unazën, ndërsa për 26-vjeçaren ky moment si nëpër filma, do dukej thuajse i pabesueshëm.
Olsi: Do të martohesh me mua?
Teuta: Po dhe vetëm po
‘Pasi u dhunova për të disatën herë vendosa të ikja, nuk i harroja sytë e time bije në lot. Nuk e mora dot se nuk e dija ku do të shkoja. Isha në muajin e 8-të të shtatzënisë kur pas lindjes së djalit u detyrova të dilja trotuareve për të gjetur klientë. Ata vinin në shtëpi, kur djali i vogël flinte gjumë. Ka kaluar kohë e gjatë, që nuk e kam parë vajzën dhe më mungon shumë. Më ka marrë malli, por ai nuk ma lë as ta shikoj dhe as të flas me të. Bija ime të dua shumë’, -përloti 26-vjeçarja.