• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E rëndë/ Burri vret gruan dhe më pas veten, ishin në prag divorci (Emri)

02/01/2026
E rëndë/ Burri vret gruan dhe më pas veten, ishin në prag divorci (Emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Orikum, ku një grua rreth 40 vjeçe, e identifikuar me inicialet S. Xh., është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, në trupin e viktimës është konstatuar një shenjë në qafë, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është bashkëshorti i saj, me të cilin ajo ishte në proces divorci.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se autori i dyshuar, i identifikuar si Llogora Xhebro, pas kryerjes së krimit, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, pak më larg banesës ku ndodhi ngjarja.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe verifikimin e të gjitha pistave hetimore.

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

Krimi makabër në familje/ Burri dhunon gruan për vdekje dhe pastaj vret veten, dalin fotot e viktimave
Kryesore

Krimi makabër në familje/ Burri dhunon gruan për vdekje dhe pastaj vret veten, dalin fotot e viktimave

02/01/2026
Dëborë në juglindje, temperaturat deri në -7 gradë celcius
Kryesore

Dëborë në juglindje, temperaturat deri në -7 gradë celcius

02/01/2026
Bëhuni gati për motin acar, të hënën temperaturat shkojnë deri në -12 gradë celcius
Kryesore

Nesër bllokohet sërish rruga Kakavijë-Janinë, fermerët grekë vijojnë protestën

02/01/2026
Ngricat në Fier dëmtojnë perimet në serra
Kryesore

Ngricat në Fier dëmtojnë perimet në serra

02/01/2026
Viti i ri me rrugë të përgjakura, humb jetën në aksident çifti i bashkëshortëve
Kryesore

Viti i ri me rrugë të përgjakura, humb jetën në aksident çifti i bashkëshortëve

02/01/2026
Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës
Lajme

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Krimi makabër në familje/ Burri dhunon gruan për vdekje dhe pastaj vret veten, dalin fotot e viktimave

Krimi makabër në familje/ Burri dhunon gruan për vdekje dhe pastaj vret veten, dalin fotot e viktimave

02/01/2026
E rëndë/ Burri vret gruan dhe më pas veten, ishin në prag divorci (Emri)

E rëndë/ Burri vret gruan dhe më pas veten, ishin në prag divorci (Emri)

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al