Një 27-vjeçare nga Berati ndërroi jetë prej COVID-19 pasditen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital. 27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti.