Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës 34-vjeçari që u aksidentua paraditen e sotme në aksin Panaja-Novoselë.
I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.
Ai ishte transportuar me urgjencë në spital pas aksidentit të ndodhur në vendin e quajtur “Shamogjin”, ku humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me murin anësor të një banese.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.








