• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu i zuri sërish vendin, Roland Bejko e ‘kursen’ Bashën në reagimin e tij: T’i japim dorën njëri-tjetrit për të qenë fitues më 25 prill

04/02/2021
Roland Bejko ‘shigjeton’ Presidentin: Gjethja e fikut, nuk e mbulon dot tërë lakuriqësinë

Nga Roland Bejko

Të dashur miq

Qysh dje, kur kryetari i PDSH z.Lulzim Basha përcaktoi si drejtues politik të Qarkut Gjirokastër prof.dr.Tritan Shehu, kanë qenë të shumta telefonatat dhe sms që më kanë ardhur në adresën time nga demokratë, dashamirës, mbështetës, miq dhe të afërm për të mësuar diçka më shumë për këtë fakt.

Me këtë rast, unë dua të siguroj sot të gjithë të interesuarit, se kushdo nga ne që ishin në listën finale mbi tryezën e punës së Kryetarit të PDSH , me plus minuset, avantazhet dhe disavantazhet e veta, ishin kandidatura potenciale për të kryesuar listën denjësisht si drejtues qarku në Gjirokastër, me reputacion pozitiv, kontribute dhe eksperiencë të spikatur profesionale e me vlera të larta qytetare.

Askush nga ne nuk është i përsosur. Askush nga ne nuk i kënaq dot të gjitha gustot. Edhe vet Mesia nuk i bindi dot të gjithë njerëzit që ta ndiqnin pas. Madie, një pjesë e mirë e qëlluan dhe me gurë që në rastin më të parë, sidomos ata që vinin nga aty ku ai u kishte bërë edhe ndonjë nder…

Në këto kushte, unë jam i bindur se demokratët e Gjirokastrës e kanë mençurinë dhe urtësinë e duhur për të kapërcyer vetveten, dhe për ta kuptuar se luftën politike nuk e kemi me njëri – tjetrin, por me kundërshtarin tonë, Edi Ramën, dhe shpurën e tij që e ndejek pas verbërisht në rënimin e shtetit, ekonomisë, dhe dinjitetit njerëzor.

Ndaj, ne të gjithë, në këtë situatë delikate për fatet e mëtejshme të çdo individi, demokracisë, vendit dhe shoqërisë shqiptare e përfaqësuar keqas nga një qeveri antiperëndimore, lipset ti japim dorën njëri-tjetrit për të ndërtuar urat e bashkëpunimit në ekipin tonë të përbashkët për të qenë fitues më 25 prill.

Unë mendoj, se ne duhet të ftojmë të bëhet pjesë e aleancës opozitare çdo qytetar të Qarkut tonë, që shpreson që të ketë nesër një punë, një rrogë më të lartë, një biznes për vete, një shërbim shëndetësor cilësor, një arsimim dinjitoz, një drejtësi të pavarur, respekt në ofrimin e shërbimeve, rend dhe siguri, paqe dhe cilësi më të mirë jetese, pa qeveritarë që i vjedhin, pa krim dhe korrupsion etj, pavarësisht bindjeve dhe historikut të votimeve në të shkuarën e tij.

Vetëm një aleancë e madhe qytetare, ku të bashkohen të gjitha rëketë, dhe përenjtë e pakënaqësisë popullore, do të bëhet i mundur rrjedha e një lumi malor, furia e të cilit do ta vërë përpara çdo tentativë për të blerë, vjedhur e manipuluar rezultatin zgjedhor nga falangat e krimit të veshur me pushtet.

Unë vetë, do të jem aty, përkrah demokratëve, qytetarëve, opozitarëve dhe gjithë atyre që duan ndryshimin, për të mbështetur fuqishëm fitoren e Opozitës së Bashkuar dhe programit të saj më 25 Prill duke i dhënë besimin Lulzim Bashës dhe ekipit të tij, me të cilin është e sigurt se @Shqipëria Fit❤n.✌✌✌

================

Post scriptum:
Së fundi, u shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time më të thellë të gjithë atyre demokratëve, miqve të shumtë, të afërmve të mi dhe veçanërisht familjes time që më kanë mbështetur dhe më kanë inkurajuar gjithmonë në angazhimin tim politik duke besuar pa rreshtur tek unë. Gjithashtu, shpreh sinqerisht mirënjohjen më të thellë edhe për të gjithë ata të paktët që e kanë kontestuar, penguar, a dëmtuar angazhimin tim politik. Kjo, se falë tyre, marr gjithmonë energji të reja për t’ia nisur nga e para, pasi sa më shumë i njoh ata, aq më mirë ridimensionohem në raport me sfidat e reja që janë bashkëudhëtare të jetës dhe angazhimeve tona kudo e kurdoherë…E kam këtë huq dreqi e morri, më ka mbetur që nga fëmijëria kur luaja futboll. S’para rrëzohesha, por dhe kur më rrëzonin, çohesha dhe vrapoja më fort e më shpejtë.😉

Related Posts

Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trashëgimi e pavdekshme, polemika pa fund: Michael Jackson sërish në fokus me dokumentarin e ri

Trashëgimi e pavdekshme, polemika pa fund: Michael Jackson sërish në fokus me dokumentarin e ri

02/02/2026
Zyrtare/ Transferimi i bujshëm i merkatos, Benzema bashkohet me rivalët e Al Ittihad

Zyrtare/ Transferimi i bujshëm i merkatos, Benzema bashkohet me rivalët e Al Ittihad

02/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al