• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve

29/08/2025
E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve

Nga Vitjon Nina

Nigel Farage e ka ndërtuar gjithë narracionin e tij politik të muajve të fundit rreth emigracionit të jashtëligjshëm dhe krimit që buron prej tij, me në shënjestër të veçantë shqiptarët, për të cilët ka arritur deri aty sa të thotë se 1 në 50, janë në burg.

Diçka e tillë do të nxiste edhe një debat të ashpër virtual mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, sa i takon nivelit të krimit mes emigrantëve shqiptarë, të cilët edhe pse jo në një numër të specifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet se janë mbi 100 mijë jozyrtarisht.

Një prej aspekteve kryesore të populizmit të Farage, është edhe propaganda e tejskajshme që ai përdor kundër shqiptarëve dhe kombësive të tjera, duke i etiketuar etnitë jo evropiano-perëndimore si përtej kriminale, deri edhe përdhunuese dhe aktorë kryesorë të përdhunimeve në ishull.

Në mungesë të shifrave, Farage gjithnjë lëshon hamullinë jofaktike të tij në terma të përgjithshëm dhe duke i vënë shqiptarët në çdo rast në krye të listave për krime të tilla.

Por, nuk është kështu në fakt.

Në një publikim të dhënash së fundmi të bërë nga Qendra për Kontrollin e Migracionit në Britani, reflektohet në fakt se në Londër, shqiptarët nuk futen as në top 5 kombësitë me më shumë krime seksuale, ku kryesojnë etni si afganët, eritreasit, apo algjerianët.

Te shqiptarët, përllogaritet se në 10 mijë persona, 35 janë autorë të krimeve seksuale, sipas QKM-së.

Farage në këtë spektër e vijon ende propagandën.

Vetëm në ditët e fundit, ai ka theksuar dorën e hekurt që do të ketë për dëbimin e emigrantëve të jashtëligjshëm, duke lënë fillimisht edhe hije dyshimi për dëbimin e grave dhe fëmijëve. Por, më pas u tërhoq nga kjo.

Një retorikë ndërkaq që e ka marrë në dorë liderja e konservatorëve, Kemi Badenoch, e cila ka thënë se ajo do të shkojë më larg se Farage dhe do të dëbojë edhe gratë dhe fëmijët emigrantë të jashtëligjshëm.

Mirëpo debat të madh ka edhe lidhur me shifrat zyrtare nga Qendra Kombëtare e Migracionit në Britani, pasi ajo tregon se si fjala bie, për krime seksuale, 74 në 10 mijë afganë kanë kryer krime seksuale sipas raportit.

Por, sipas një publikimi të Guardian, me gjasë këto shifra dalin të tilla sepse nuk merret parasysh numri real i emigrantëve të jashtëligjshëm afganë në Londër, i cili është rritur në mënyrë të ndjeshme prej vitit 2021.

“Statistikat ka të ngjarë të jenë të bazuara në një nënvlerësim të konsiderueshëm të numrit të shtetasve afganë dhe eritreanë në Mbretërinë e Bashkuar – që do të thotë se krahasimi me normat britanike nuk ka gjasa të jetë 20 herë më i lartë”, theksohet në një publikim nga Guardian.

Në të tilla kushte ndërkaq, e gjithë çështja është se Farage dhe të tjerë, vijojnë që përmes këtyre shifrave “zyrtare”, të injektojnë në popullatë propagandën e tyre me qëllime elektorale.

Related Posts

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Kryesore

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim

16/09/2026
Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
Kryesore

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Kryesore

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit – Balkanweb.com – News24

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit

16/09/2026
Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8 – Balkanweb.com – News24

Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al