Video më poshtë është shkëputur nga emisioni i mbrëmshëm në televizionin Alpo në Gjirokastër, ku i fuar ishte kreu i LSI-së, Krenar Kulla. Teksa po flitet për deputetin Vangjel Tavo, ka një moment kur fillimisht kalon në delir drejtuesi i emisionit dhe pastaj kryetari i LSI-së. Gati-gati deputeti Tavo po krahasohet me një “Zot” prej drejtuesit të emisionit dhe kreut të LSI-së. Dhe me siguri kjo mund të jetë e kuptueshme derisa vetë biseda bëhet në një televizion të LSI-së. Por kulmi arrin kur Krenar Kulla rrefen një episod që ka ndodhur kohë më parë.
“Pas një mbledhje që bëmë, pimë një kafe në një familje. Dhe diskutonim për emrin e Vangjelit. Nipi i kryefamiljarit, që ishte 11 vjeç, tha se e dinte përmendësh numrin e xhaxhi Vangjelit. Na i thuaj dhe e tha. Pra, pikërisht për këto gjëra, unë sinqerisht ndjehem krenar që përfaëqësohem nga një deputet si ai”, u shpreh Krenar Kulla, kryetari i LSI-së në Gjirokastër.
Megjithatë përtej luajalitetit të kuptueshëm që Krenar Kulla shfaq ndaj deputetit të LSI-së, të cilit ndoshta i detyrohet për karrierën apo emërimet e në poste të rëndësishme publike, kjo histori e rrëfyer prej tij tregon në fakt edhe batakun ku rënë Shqipëria sot.
Duhet që edhe një 11-vjeçar të dijë përmendësh numrin e një deputeti apo pushtetari, si “armë” të fortë për të ecur në jetë, për të përparuar ndoshta në shkollë apo për të merituar një vend pune apo për të gëzuar ndoshta një lloj statusi të privilegjuar në komunitetin ku jeton.
Me siguri që 11-vjeçarët në Greqi, Itali apo gjetkë as nuk i njohin deputetët apo politikanët e tyre e jo më t’i shohin si model suksesi apo të krenohen se mund të kenë numrin e tyre të celularit. Për fat të keq kjo është Shqipëria që kemi ndërtuar e po jetojmë të gjithë sot. Shihni videon.
/ArgjiroLajm.net/
Si flitet per Vangjel Tavon ne televizionin e… by argjirolajm