• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Edhe Rama sot e mori vesh që në Zvërnec paska komunitet grek”

01/06/2026
“Edhe Rama sot e mori vesh që në Zvërnec paska komunitet grek”

Drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, debatoi mbrëmjen e sotme me analistin Arian Curri sa i përket origjinës së protestuesve në Zvërnec.

Të ftuar në ‘Top Story’, analisti Curri është shprehur se, nga kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarët në zonë, ata e kanë cilësuar veten pjesë të minoritetit grek.

Nga ana tjetër, Rakipllari ka sqaruar se edhe vetë Kryeministri Rama nuk kishte dijeni për komunitetin grek në Zvërnec, një pretendim që sipas tij ai e kishte mësuar vetëm ditën e sotme.

Pjesë nga debati:

Curri: Një tjetër paradoks që më habiti është që ka edhe prona të himarjotëve që pretendohet se janë marrë në mënyrë të padrejtë. Do të doja që nga Vermoshi në Konispol ta ndjenim Shqipërinë si tonën. Është një tjetër arsye pse përfshihet Greqia.

Rakipllari: Dua të jap vetëm një detaj të rëndësishëm. Top Channel ka 2 korrespondentë në Greqi dhe kam qenë në komunikim me ta. Më thanë që të gjitha TV-të greke, të të gjitha ngjyrave, e kanë pasur këtë një çështje shumë qendrore që dje dhe sot, duke e trajtuar çështjen nga çdo pikëpamje: pronat, mjedisi, dhuna e policisë. Ata pretendojnë që janë pronat e minoritetit grek. Nuk e dija. Ata po më thoshin që angazhimi kaq i madh i mediave greke për ta pasur një çështje kaq qendrore ka tejkaluar edhe çështje më të mëdha, si Beleri apo kriza të tjera që kemi pasur ne me Greqinë.

Curri: Ajo zonë ka një veçanti.

Rakipllari: Edhe protestuesit më të zëshëm kanë qenë ata që kanë ardhur nga Greqia.

Curri: Ata banorë me të cilët unë u takova nuk ishin kundër investimit. I vetmi problem që ata kanë është që t’u njihet pronësia. Ata thonë që ka mbivendosje, konflikt pronash dhe janë në gjyq me një person që pretendon se e ka atë pjesën e detit. Shteti apo ata që e kanë në dorë duhet të na paguajnë pronën. Këtë më thanë sot.

Një tjetër shqetësim i imi ishte edhe për çështjen e mjedisit. Ishulli quhet Ishulli i Zvërnecit, kurse laguna quhet Laguna e Nartës. Për 15 vite të jetës sime rinore aty, vazhdimisht dëgjoja fshatarë edhe nga Narta, që e mbajnë veten si pjesëtarë të minoritetit grek, por edhe fshatarë të Zvërnecit që ziheshin edhe për emrin. Histori njerëzish që kanë edhe krenarinë për origjinën e tyre.

Zvërneciotët janë vllehë apo arumunë dhe për shkak të origjinës së tyre kanë marrë edhe dokumenta greke, prandaj konsiderohen edhe si minoritet. Ajo popullatë është e gjitha vllehe, ndërkohë që ata të Nartës flasin greqisht. Tani, ata ashtu e deklarojnë veten. Ajo që dua të theksoj është që ata vetë do donin që prona e tyre të blihej.

Rakipllari: Kjo historia e marrjes së letrave greke dhe nënshtetësisë pas viteve ’90 dhe tani është shumë e përhapur.

Curri: Letrat greke i kanë. Greqia është e gjitha vllehe.

Rakipllari: Ky është pretendimi i parë grek. Edhe kryeministri Rama për herë të parë sot dëgjoi për komunitet grek në Zvërnec.

Curri: Kanë pasaporta.

Rakipllari: Nëse Shqipëria kërkon të bëjë investime të rëndësishme, 4 miliardë euro investim nga markat e mëdha të turizmit janë të mirëpritura. Turizmi shqiptar do të shkojë drejt kësaj logjike. Nga kjo pikëpamje, edhe cilësia e shtetit shqiptar dhe dhënia e pronave duhet të jetë në këtë nivel. Nuk mund të kërkojmë turizëm elitar dhe çështjen e pronave ta kemi në nivel fisnor. Qytetarët e kanë fituar me ligjin 7501./TCH

Related Posts

Çfarë mund të bëjë Rama për mos lëshuar shokët?
Kryesore

Rama: Zvërneci po përdoret për agjenda të tjera! Protestat rrezikojnë të dëmtojnë sezonin turistik

07/06/2026
Muç Nano: Rama duhet të mendojë ikjen
Kryesore

Muç Nano: Rama duhet të mendojë ikjen

07/06/2026
Kryesore

Dyshohet se shiste kokainë në lokal, arrestohet administratori i lokalit në Sarandë

07/06/2026
35 vjet PS, Kumbaro: Qarku Gjirokastër i ka dhënë jetë liderit tonë historik, Fatos Nano
Kryesore

35 vjet PS, Kumbaro: Qarku Gjirokastër i ka dhënë jetë liderit tonë historik, Fatos Nano

07/06/2026
Rama ka një lutje për protestuesit
Kryesore

Rama ka një lutje për protestuesit

07/06/2026
Çfarë trishtimi/ Po i afrohemi Republikës së Pleqve
Kryesore

Ben Blushi sulmon protestuesit: Injorantë me plan, keni urrejtje

07/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të shokuar nga vdekja e Bunjakut, lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

Të shokuar nga vdekja e Bunjakut, lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

07/06/2026
Të shokuar nga vdekja e Bunjakut, lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

Të shokuar nga vdekja e Bunjakut, lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

07/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al