• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia tremb rivalët, rikthehet favorite për titull. Përvoja e skuadrës së Dedes bën diferencën tani

19/05/2026
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Pas një sezoni me ulje ngritje dhe në një moment kur dukej se kishte hequr dorë nga mbrojtja e titullit, Egnatia është rikthyer fuqishëm në garën për trofeun dhe tani konsiderohet favoritja kryesore për t’u shpallur kampione e Shqipërisë.

Fitorja bindëse ndaj Elbasanit në ndeshjen e parë të “Final 4” jo vetëm që rriti besimin brenda skuadrës, por edhe tregoi qartë se rrogozhinasit janë ekipi më i kompletuar dhe më i përgatitur për të përballuar momentet vendimtare të sezonit.

TITULLI NË DORË – Me suksesin ndaj Elbasanit, Egnatia u ngjit në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Elbasani dhe Vllaznia. Megjithatë, ndryshe nga rivalët, kampionët në fuqi kanë tashmë fatin plotësisht në duart e tyre. Dy fitore në dy ndeshjet e mbetura do t’i shpallnin automatikisht kampionë, pavarësisht rezultateve të skuadrave të tjera. Ky është ndryshimi më i madh në raport me javën e kaluar. Nga një ekip që dukej i detyruar të priste gabimet e kundërshtarëve për të mbajtur gjallë shpresat, Egnatia tani është në pozicionin ideal: mjafton të fitojë ndeshjet e veta dhe trofeu mbetet sërish në Rrogozhinë.

Argumenti më i fortë në favor të skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede është forma e treguar në sfidën e parë ndaj Elbasanit. Egnatia u shfaq dukshëm superiore në çdo aspekt të lojës, duke kontrolluar ritmin, duke qenë më e qartë në organizim dhe më e qetë në momentet vendimtare. Në anën tjetër, Elbasani dhe Vllaznia duken të ngarkuara emocionalisht. Presioni i madh i tifozëve dhe pesha e pritshmërive kanë ndikuar te morali i tyre, ndërsa te Egnatia situata është krejt ndryshe. Për rrogozhinasit, pjesëmarrja në “Final 4” erdhi si një bonus dhe pa pretendime, në një moment kur shumëkush mendonte se mundësitë për titull ishin zbehur. Pikërisht kjo mungesë presioni po i lejon kampionët të luajnë më lirshëm dhe me më shumë besim.

PËRVOJA BËN DIFERENCËN – Një tjetër element që e vendos Egnatian në avantazh është përvoja. Dy titujt e fituar në sezonet e fundit kanë krijuar një mentalitet fitues dhe një grup lojtarësh që dinë si të menaxhojnë ndeshje me presion të lartë. Në kontrast, Elbasani dhe Vllaznia nuk e kanë shijuar titullin kampion prej më shumë se dy dekadash. Kjo mungesë eksperience në momentet kulmore mund të peshojë ndjeshëm në fazën vendimtare të sezonit. Egnatia, përkundrazi, ka treguar se di të ruajë qetësinë, të administrojë emocionet dhe të godasë në momentin e duhur.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit
Sport

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro
Sport

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City përmbys Astanan dhe siguron kualifikimin në raundin e dytë

16/07/2026
Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë
Sport

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

16/07/2026
Sport

Duro vlerëson Scalonin: E ka menaxhuar mirë Argjentinën, por duhet të jetë më…

16/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)

18/07/2026
FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al