Një person i dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës është ekstraduar në Rinas nga Austria. Polcia thotë se shtetasi P.P, 44 vjeç, banues në Sarandë, është dënuar me 1 vit burg për veprën penale ‘Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’. Veprimet e mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi do të kryhen nga komisariati i policisë Sarandë.
© ArgjiroLajm.net