Ministrja Elisa Spiropali teksa ka tentuar mbrëmjen e djeshme “të ironizojë” dekoratat e Presidentit Meta për Heronjtë e Kombit, ka bërë një gafë të rëndë.
“Duke u dhënë dekorata atyre që kanë vdekur para 100 vitesh, se nuk ka president Republike që e bën këtë. Është bërë si, ndjesë ta them, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” që me një tufë varrmihësish po mundohet që votat t’i marrë si kocka”, u shpreh Spiropali në emisionin Opinion.
Mirëpo, kjo është një deklaratë e pavend e ministres, e cila ngatërron Heronjtë e Kombit që dhanë jetën për liri, me pushtuesit. Kjo deklaratë e saj është kundërshtuar menjëherë nga dy analistët e majtë, Lorenc Vangjeli e Baton Haxhiu, të cilët i kanë kërkuar Spiropalit të bënte kujdes.
“Elisa ki kujdes te kjo pjesë se njerëzit për të cilët po flet nuk janë pushtues, janë të Shqipërisë. Nuk shkon krahasimi”, i tha Haxhiu ministres.