• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emergjencat në Gjirokastër/ Zjarrfikësit nuk thirren vetëm për të shuar zjarre, ja disa raste të tjera (VIDEO)

23/01/2021
Emergjencat në Gjirokastër/ Zjarrfikësit nuk thirren vetëm për të shuar zjarre, ja disa raste të tjera (VIDEO)

Rastet e ndërhyrjeve të shpëtimit në banesa, sidomos rastet aksidentale të mbylljes së dyerve janë shtuar mjaft së fundi në të gjithë territorin që mbulon shërbimi zjarrfikës në Gjirokastër. Zjarrfikësit flasin për raste veçanërisht emocionale kur iu është dashur të shpëtojnë fëmijë të mitur, të moshuar, të sëmurë, të paralizuar, njerëz që kanë kërkuar ndihmë në dukje për një emergjencë të vogël por që kërkon përpjekje të mëdha sipas tyre.

“Një fëmijë i vogël ishte midis tre dhe katër vjeç, i kishte mbyllur derën prindërve, pallati ishte 10-katësh dhe ne duhej të zbrisnim në katin e shtatë. Shkuam me shpejtësi atje duke qenë se dyert e dritaret e shtëpisë ishin të hapura, rrezikonte që fëmija të dilte në ballkon apo dalje të tjera dhe të hidhej. Zbrita me litar dhe e gjeta fëmijën brenda, për fat nuk kishte dalë në ballkon. Edhe fëmija u çudit kur më pa mua brenda ambjenteve të shtëpisë. Ishte rast i veçantë, familjarët dhe prindërit po qanin” tregon zjarrëfikësi Afrim Çako.

Ai rrëfen se ky ishte një rast emocional për të. “Ne jemi prindër vetë. Imagjino të kesh fëmijën e vogël atje që në çdo moment të rrezikojë jetën, mund të luajë me një shkrepëse, mund të bëjë një veprim të gabuar, mund të pijë ilaçe, mund të bëjë çdo gjë”.

Në shumicën e emergjencave mjeti kryesor duket se është litari që lidhet në forma të ndryshme sipas rastit ndërsa zjarrfikësit bëjnë thirrje për një autoshkallë për shkak të shtimit të numrit të rasteve kur kemi bllokime dyersh dhe emergjenca në katet e sipërme të pallateve, jo vetëm për dyert por edhe zjarret që mund të kthehen në emergjenca nga momenti në moment.

“Kjo është tipike. Ne kemi 5-6 raste deri në 10 raste në muaj të ndërhyrjeve të tilla. Mund të ishte një ndihmë nëse ne do të kishim autoshkallë që ne nuk e kemi. Është shumë e nevojshme jo vetëm për operacionet e tilla por sidomos për të ndërhyrë në rast zjarri. Imagjino një zjarr në kat të shtatë, në kat të tetë me autoshkallë zjarrfikësi nuk futet fare në banesë por nga jashtë ndërhyn me ujë pa ju rrezikuar jeta fare”, sqaron Kujtim Bizhga, komandant i shërbimit.

Emergjencat e shkaktuara prej mbylljes aksidentale të dyerve të blinduara janë mes arsyeve kryesore të telefonatave që i drejtohen shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër. Shpeshtësia e thirrjeve ka bërë që për rastet kur nuk rrezikohet jeta e personave në banesë zjarrfikësit të vendosin tarifa fikse për shërbimin, të ardhura që planifikohen të përdoren për modernizimin e pajisjeve./ Tch

Related Posts

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi
Lajme

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al