Radhët e gjata në Kakavijë vijojnë të shtohen. Për të parë nga afër situatën dhe për të biseduar me palën greke për një zgjidhje të shpejtë të situatës së krijuar në kufi, mësohet se pak minuta më parë ka mbërritur Ministrja Olta Xhaçka. Ndërkohë pritet të mbërrijë në kufi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.