Fluks me emigrantë të kthyer nga Greqia në pikën doganore të Kapshticës. Ditën e sotme hyn në fuqi edhe urdhri i ri, ku të riatdhesuarit do të karantinohen për 14 ditë në banesat e tyre dhe jo në hotele. Por qytetarët në Kapshticë deklarojnë se kanë mbetur në rrugë, pasi nuk ka organizim për transportin e tyre.
Po kështu, njëri prej tyre shprehet i irrituar dhe thekson se pala greke e ka gjobitur me 600 euro, pasi kishte kaluar 3 muajt e qëndrimit në Greqi. Ai thekson se këto para duhet t;ja japë Rama se nuk ka ku t;i gjejë.
“Erdha nga Selaniku me taksi, pagova 100 euro. Paratë i mora borxh. Kam marrë edhe gjobë 600 euro nga grekët, sepse kam kaluar ditët. S’kam ku ti gjej lekët, do ia marrim Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ata të na japin lekë. Le të më japë lekë ai dhe të rri në shtëpi unë, jo 14 ditë por 1 muaj rri”, shprehet ai për Abc news.